I gjithë viti 2020 kalon nën shenjën e një jubileu të madh e të shënuar - 170 vjet nga lindja e poetit gjenial bullgar, shkrimtar dhe veprimtar shoqëror Ivan Vazov. Për shkak të krijimeve të tij, kushtuar Bullgarisë, popullit dhe heronjve të saj, akoma duke qenë gjallë ai është titulluar Patriarku i Letërsisë Bullgare.
Romani i tij “Nën zgjedhë”(1894), odat nga cikli “Epopeja e të harruarve” (1881-1884), tregimi “Jo të mirë e jo të dashur”(1884) dhe krijime të tjera zënë vend kyç në arsimin në gjuhën dhe letërsinë bullgare edhe sot e kësaj dite. Teatri Popullor në Sofje, një numër i madh vatra kulture, qendra kulturore dhe arsimore dhe institute në Bullgari dhe nëpër botë mbajnë emrin e Vazovit. Si një njeri i dashur, i cili gëzonte besimin e njerëzve si në rrethet e elitës kulturore, kështu dhe mes bullgarëve të zakonshëm, Ivan Vazovi është i nderuar me titullin akademik nga Akademia Bullgare e Shkencave, kurse gjatë vitit 1897 është i zgjedhur ministër i arsimit publik.
Gjatë viteve 30 të shekullit të 20 të gjitha pronat si dhe trashëgimia materiale, të cilat i le patriarku janë të mbrojtura me ligj të posaçëm, ku shtëpia, të drejtat prej autori dhe të gjitha pasuritë e luajtshme të shkrimtarit janë nacionalizuar. Madje sende të tij, të cilat gjatë asaj kohe janë gjendur në persona të tretë, është dashur të dorëzohen menjëherë. Prandaj dhe pothuajse çdo gjë, e lidhur me veprimtarinë e shkrimtarit të madh bullgar, ka arritur e paprekur deri tek ne dhe vazhdon të jetë objekt i studimeve të ndryshme shkencore.
Me libra dhe dokumente më të shumta në numër në pronësi, të cilat zbulojnë personalitetin e Vazovit, sot krenohet Biblioteka Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” dhe Muzeu Letrar në Sofje.
Të dyja institucionet i zgjatën dorë njëra-tjetrës në festimin e “Vitit kushtuar Vazovit” dhe organizuan “nën një çati të përbashkët” dy ekspozita marramendëse. Ekspozita e parë “Këngëtari i dy epokave” është me origjinale nga fondet e bibliotekës, ndërsa e dyta “Moj, Bullgari - unë ty të dhashë çdo gjë...”, motoja e së cilës është një fragment i vjershës së Vazovit, është me dokumente nga biografia e tij jetike dhe krijuese.
Në Bibliotekën Kombëtare, ngjarjet kushtuar jubileut filluan akoma në fillim të vitit, tregon drejtoresha docentja Krasimira Aleksandrova:
“Sfida “Covid” u mundua të na krijojë problem, por ne e evituam duke kaluar në një regjim pune përmes internetit dhe kështu i përkushtuam tre ekspozita virtuale me qëllim nderimi i këtij jubileu të madh. Në fakt fillimin e festimeve e vumë në sajtin tonë me rubrikën “Strofat e Vazovit”. Në të çdo javë Biblioteka Kombëtare botonte nga një vjershë të Vazovit, të shoqëruar me fotografi të poetit. Përpara ca kohe dikush më pyeti se cila është prania e Vazovit sot mes nesh, kurse unë do të thosha se, ajo është e tillë siç ka qenë në vitet në të cilat ai ka qenë gjallë dhe ka qenë i pranishëm realisht në hapësirën shoqërore”.
Nderimin e vet ndaj Ivan Vazovit e bëjnë dhe e tregojnë dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe bashkiake. Kështu për shembull, gjatë inaugurimit të ekspozitës nënpresidentja Iljana Jotova theksoi faktin se, Vazovi asoston në çdo një shtëpi bullgare pavarësisht nëse ai është në atdhe, ose larg kufijve të atdheut.
“Krijimtaria e Ivan Vazovit nuk do të ishte aq e paharrueshme, në qoftë se përmes saj nuk kalonte dashuria e madhe ndaj fisit dhe atdheut. Me të ne lindim, portretet e tij qëndrojnë si ikona në klasat e shkollës. “Në qoftë se drejtojmë pyetjen se kush është gjeniu i parë në Bullgari, i gjithë populli, pa luhatje do të thotë dhe do të bërtasë “Ivan Vazov” -t ha Jotova dhe sqaroi , se këto janë fjalë të një shkrimtari tjetër të madh dhe bashkëkohës i Vazovit - Aleko Konstantinov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESJanë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...