Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti Rumen Radev.
“Më së shumti falënderoj publikun. Ata më krijuan që në paraqitjen time të parë dhe nuk i tradhtova kurrë”, tha Millushev. Ai është i njohur për publikun për paraqitjet e tij në shfaqje të shumta,duke përfshirë "Medea", "Mërgimtarë", "Dy në djep".
Samuell Finci mori IKAR për rolin kryesor mashkullor në "Tregtari i Venecias" nga William Shakespeare (me regjisor Javor Gërdev).
Allbena Pavllova fitoi çmimin IKAR për rolin kryesor femëror në "Nëna Guximi dhe fëmijët e saj" të Bertolt Brecht (me regjisor Stojan Radev).
Foto: BGNES, bz-berlin.de, theater.bgKrijimi i radhës prej sheqeri i Marija Oztjurk – një maket i Bazilikës “Shën Pjetri” në Romë – na provokoi ta kërkojmë bashkatdhetaren tonë pikërisht në këto ditë të ndritura festive. Edhe pse prej vitesh jeton mes Bullgarisë dhe megapolisit turk..
Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në sheshin "Aleksandër Nevski" në Sofje. Eksponatet janë dorëzuar nga Banka Popullore Bullgare në vitet..
Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të..