Trajnerët në kampionatin bullgar të futbollit qëndrojnë në postet e tyre mesatarisht nga 222 ditë, tregon raporti i Qendrës Ndërkombëtare për Studime në Sport (CIES Football Observatory). Analiza për sezonin 2019-2020 përfshin 110 kampionate në 79 vende dhe 1646 skuadra nga e gjithë bota. Për nga treguesi qëndrim i trajnerëve në Ligën e Parë me 11 ndërresa të trajnerëve për një sezon, Bullgaria ndodhet në vendin e 78-të. Në Evropë më shpesh ndërrohen trajnerët në Sllovaki – në çdo 213 ditë, Kroaci - në çdo 199 ditë, Hungari – 189 dhe Qipro – 162.
Në botë trajnerët, të cilët më gjatë mbeten në vendin e tyre janë ata në Uells – 943 ditë dhe në Zvicër – 890 ditë. Mosha mesatare e trajnerëve në Ligën e Parë është 52 vjeç dhe kështu trajnerët bullgarë renditen ndër më të rinjtë në Evropë.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljent e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe..