Trajnerët në kampionatin bullgar të futbollit qëndrojnë në postet e tyre mesatarisht nga 222 ditë, tregon raporti i Qendrës Ndërkombëtare për Studime në Sport (CIES Football Observatory). Analiza për sezonin 2019-2020 përfshin 110 kampionate në 79 vende dhe 1646 skuadra nga e gjithë bota. Për nga treguesi qëndrim i trajnerëve në Ligën e Parë me 11 ndërresa të trajnerëve për një sezon, Bullgaria ndodhet në vendin e 78-të. Në Evropë më shpesh ndërrohen trajnerët në Sllovaki – në çdo 213 ditë, Kroaci - në çdo 199 ditë, Hungari – 189 dhe Qipro – 162.
Në botë trajnerët, të cilët më gjatë mbeten në vendin e tyre janë ata në Uells – 943 ditë dhe në Zvicër – 890 ditë. Mosha mesatare e trajnerëve në Ligën e Parë është 52 vjeç dhe kështu trajnerët bullgarë renditen ndër më të rinjtë në Evropë.
Ka filluar faza e katërt, më e gjata nga pesë etapat e Turneut të 71-të Ndërkombëtar të Çiklizmit në Bullgari. Fillimi u dha në Primorsko. Etapa e parë nga Sofja deri në Trojan ishte 161.5 kilometra e gjatë, ndërsa në fazën e dytë..
Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të US Open. Në paraqitjen e tij të 14-të në turneun Grand Slam në Nju Jork, Dimitrovi i nëntë fitoi ndaj kualifikuesit të 209-të francez në botë Kyrian Jacquet me 6:3, 6:4,..
Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e..