Adoleshentët bullgarë janë në vendet e para për nga pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit dhe kanabisit dhe janë në vend të dytë për nga fillimi i hershëm i jetës seksuale. Këto të dhëna shqetësuese i shpalli para pak kohe Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin “Në fokus: shëndeti dhe mirëqenia e adoleshentëve”. Studimi përfshin 45 shtete dhe zhvillohet një herë në 4 vjet ndër fëmijët e moshës nga 11 deri në 15 vjeç.
“Kjo tendencë po vazhdon të thellohet, ndërsa niveli i përdorimit të alkoolit është rritur dy herë në krahasim me të dhënat e studimit të mëparshëm – vë në dukje doc. dr. Mihaill Okolijski, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. – Një prej fakteve më shqetësuese është se vajzat që pinë cigare janë më shumë nga djemtë, një tendencë që nuk vëzhgohet në asnjë shtet tjetër dhe kërcënonfunksionin e tyre riprodhues dhe përkatësish pamjen demografike te ne.”
Cilat fakte të tjera shkaktojnë shqetësim? 28.9% e nxënësve pinë alkool rregullisht, që është një rritje e konsiderueshme në krahasim me 2014-ën, kur kjo përqindje ka qenë 16.4. Për nga përdorimi i kanabisit Bullgaria është në vend të parë – 19% për vajzat dhe 16% për djemtë. Përvojë seksuale kanë 37% prej djemve të moshës 15 vjeç dhe 25% prej vajzave të po kësaj moshe.
“Të rinjtë në Bullgari provojnë, ose fillojnë të përdorin lëndë psikotrope, alkool dhe cigare në një moshë gjithnjë e më të hershme. 9% e fëmijëve 11 vjeçarë pinë duhan, 26% e të rinjve dhe 38% e të rejave – komenton dr. Radosveta Stamenkova nga Asociacioni për Planifikimin Familjar. – Shqetësuese janë edhe të dhënat e anketës se nxënësit bullgarë janë në vend të fundit për nga ndjenja e përkrahjes nga prindërit e tyre.”
Sipas specialistëve problemet mund të zgjidhen në saje të prevencës aktive dhe sigurimit të një informacioni të kuptueshëm shëndetësor. Njerëzit e rinj duhet të jenë informuar dhe të mund të bisedojnë për temat, për të cilat kanë interes. Doc. Okolijski e shpjegon problemin e kulturës së ulët shëndetësore kështu:
“Prindërit nuk kanë pasur edukim shëndetësor në shkollë dhe një pjesë e madhe prej tyre nuk janë të qartë se sa të rrezikuar janë fëmijët nga përdorimi i hershëm i alkoolit dhe cigareve. Edukimi shëndetësor duhet të fillojë sa më herët dhe të sqarohen rreziqet.”
Sipas Lidija Vasilevës – udhëheqëse e studimit në Bullgari, një problem serioz është shëndeti psikik i fëmijëve. Shpeshherë adoleshentët bullgarë ankohen nga nervozizmi dhe dhimbja e kokës. Konsumimi i përditshëm i produkteve të ëmbla dhe pijeve freskuese gjithashtu i vendos të rinjtë bullgarë në klasifikimet negative. Vetëm 20% e fëmijëve janë mjaft aktivë fizikisht.
Në publikim janë përdorur materiale të BNR-së – Radio Vidin
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..