“Bullgaria përkrah planin për rimëkëmbje të Bashkimit Evropian. Është propozuar një kompromis i balancuar mes ndihmës së livruar dhe huave”. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov gjatë një takimi video të Këshillit Evropian në kuadrin e planit, i cili përfshin një kornizë të re financiare dhe instrumentin “Brezi i ardhshëm BE”, krijuar në përgjigje të sfidave në luftimin e koronavirusit.
Mirëpo, Borisov nënvizoi se krahas përballimit të pasojave të epidemisë ka nevojë për kushte suplementare dhe për prioritetet tradicionale të BE-së nga pikëpamja e buxhetit, si dhe për përqendrim të vëmendjes tek regjionet më të varfra me qëllim përballimin e problemeve të thella ekonomiko-sociale atje, që të arrihet një rritje ekonomike afatgjatë në BE.Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..