Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përkrah planin për rimëkëmbje të Bashkimit Evropian

Foto: BTA

“Bullgaria përkrah planin për rimëkëmbje të Bashkimit Evropian. Është propozuar një kompromis i balancuar mes ndihmës së livruar dhe huave”. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov gjatë një takimi video të Këshillit Evropian në kuadrin e planit, i cili përfshin një kornizë të re financiare dhe instrumentin “Brezi i ardhshëm BE”, krijuar në përgjigje të sfidave në luftimin e koronavirusit.

Mirëpo, Borisov nënvizoi se krahas përballimit të pasojave të epidemisë ka nevojë për kushte suplementare dhe për prioritetet tradicionale të BE-së nga pikëpamja e buxhetit, si dhe për përqendrim të vëmendjes tek regjionet më të varfra me qëllim përballimin e problemeve të thella ekonomiko-sociale atje, që të arrihet një rritje ekonomike afatgjatë në BE.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD