Përpjekjet e vendit tonë për ta parandaluar përhapjen e Covid-19 ndër turistët ishin vlerësuar nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve. Objektet turistike te ne do të marrin distinktivë të posaçëm Safe Travels, si shenjë se kanë ndërmarrë të gjitha masat për pushime të sigurta në vendpushime. Organizata, e cila bashkon përpjekjet e pjesëmarrësve në industrinë turistike, shpalli Turqinë, Bullgarinë, Portugalinë dhe disa vende të tjera të parrezikshme. Kjo do të thotë se nëpunësit e hoteleve në këto vende tashmë janë përgatitur sipas rregullave të reja për higjienë, të cilat duhet respektuar strikt. Gjendja e tyre shëndetësore do të ndiqet nga drejtoria e hotelit dhe organet shëndetësore.
Megjithë njohjen e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve Bullgaria ende nuk mund të presë turistë për shkak të vazhdimit të masave të kufizuara për vende të treta. Mirëpo, turistët nga Serbia dhe Greqia do të mund të pushojnë te ne, në saje të marrëveshjes trepalëshe, sipas së cilës shtetasit e tri vendeve ballkanike mund të kalojnë kufijtë.Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..