Përpjekjet e vendit tonë për ta parandaluar përhapjen e Covid-19 ndër turistët ishin vlerësuar nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve. Objektet turistike te ne do të marrin distinktivë të posaçëm Safe Travels, si shenjë se kanë ndërmarrë të gjitha masat për pushime të sigurta në vendpushime. Organizata, e cila bashkon përpjekjet e pjesëmarrësve në industrinë turistike, shpalli Turqinë, Bullgarinë, Portugalinë dhe disa vende të tjera të parrezikshme. Kjo do të thotë se nëpunësit e hoteleve në këto vende tashmë janë përgatitur sipas rregullave të reja për higjienë, të cilat duhet respektuar strikt. Gjendja e tyre shëndetësore do të ndiqet nga drejtoria e hotelit dhe organet shëndetësore.
Megjithë njohjen e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve Bullgaria ende nuk mund të presë turistë për shkak të vazhdimit të masave të kufizuara për vende të treta. Mirëpo, turistët nga Serbia dhe Greqia do të mund të pushojnë te ne, në saje të marrëveshjes trepalëshe, sipas së cilës shtetasit e tri vendeve ballkanike mund të kalojnë kufijtë.Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023. Megjithatë kohët e fundit qyteti ynë i Detit të Zi po zhvillohet edhe si një qendër kulturore, duke..
"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..
Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023...