TVSH-ja për ushqimet e foshnjave dhe materialet sanitare të jetë 9%, vendosi në lexim të dytë komisioni buxhetor në Parlament. TVSH-ja për librat gjithashtu do të jetë më e ulët.
Kryetarja e Komisionit Menda Stojanova, e cila është kundër TVSH-së së diferencuar, përkrahu uljen e çmimeve për mallrat e fëmijëve.
Sipas propozimit të saj alkooli i akcizës që ofrohet në restorante dhe si pjesë e cateringut mbetet me 20% TVSH. Kjo i zemëroi pronarët e hoteleve dhe të restoranteve, të cilët kishin marrë premtim nga Kryeministri Bojko Borisov për ulje të TVSH-së deri në 9% për tërë xhiron e tyre. Diferencimi do të verojë deri në fund të vitit 2021. Që të hyjnë në fuqi tekstet duhet të miratohen nga Parlamenti.Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..