Stojo Krushkin ka lindur më 25 dhjetor 1882 në fshatin Bistrica, afër kryeqytetit. Në moshë të vogël është birësuar në Sofje. Aty u pasionua pas orkestrave ushtarake, të cilat atëherë defilonin nëpër rrugët e Sofjes. Shpesh u shëtit pas tyre, duke i imituar ato dhe duke marshuar. Kështu u nis në rrugën e muzikantit dhe kjo rrugë e çoi Krushkinin deri në Amerikë. Aty ai themeloi dhe drejtoi orkestrën e parë bullgare përtej oqeanit. Dimë se ajo ka ekzekutuar muzikën, të cilën Stojo Krushkin vetë e ka ekzekutuar në Bullgari si muzikant i gardës – marshe, muzikë popullore etj.
Me rastin e Ditës së Orkestrave Frymore Ushtarake, 31 maj, Badio Bullgaria ju rikujton historinë e këtij muzikanti bullgar në Amerikë. Artikullin tonë për Stojo Krushkinin dhe për “Bulgarian Balkan Band” mund ta lexoni këtu.
Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për..