Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Nga koleksioni i Radio Bullgarisë

„I madhërishëm është ushtari ynë” tashmë 19 vjet është himni i Ushtrisë Bullagre

Снимка: BGNES

31 maj 2001 është data, në të cilën me urdhëresë të Ministrit të mbrojtjes një nga marshet më të njohura bullgare u bë himni i Ushtrisë sonë. Shpallja u bë në mënyrë ceremoniale me koncert të një orkestre frymore ushtarake në sheshin para katedrales “Shën Aleksandër Nevski” në kryeqytet.

Kënga ushtarake „ I madhërishëm është ushtari ynë” është krijuar gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore. Melodia është kompozuar në vitin 2016 pranë liqenit të Ohrit nga Mihall Shekerxhiev, ushtar në regjimentin e 23-të të Këmbësorisë së Tetë të Tunxhës. Teksti është shkruar nga gazetari toger Konstantin Georgiev.

Sot në çdo festë apo ceremoni ushtarake detyrimisht tingëllon „I madhërishëm është ushtari ynë! I madh, i madh, i madh!”

Që nga viti 2001 më 31 maj shënojmë Ditën e Orkestrave Frymore Ushtarake. Me këtë rast këtu Radio Bullgaria ju kujton historinë interesante dhe plot peripeci të Orkestrës Frymore të Gardhës.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна