Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I tërheqim turistët me çadra dhe shezlongje falas

Foto: Emil Jovev

Në 23 plazhe në bregdetin bullgar pajisjet e plazhit do të jenë falas, bëri të ditur në Sllënçev Brjag Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova. Në det ajo zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të degës turistike para fillimit të stinës verore, e cila sipas vlerësimit të ekspertëve dhe të shtetit do të jetë e vështirë dhe e ndryshme.

Në fillim të vitit prognozat për zhvillimin e turizmit bullgar parashikonin rritje prej 10%, por kriza e koronavirusit ndryshoi situatën krejtësisht.

Pas bisedimeve të Kryeministrit Bojko Borisov me homologët e tij nga Greqia dhe Rumania  dhe me Presidentin e Serbisë për hapjen e kufijve me qëllim fillimin e stinës turistike nga 1 qershori u bë e qartë se Bullgaria do të shpresojë tek turistët nga vendet fqinje, shtetasit e të cilave përdorin kryesisht transportin automobilistik.

Sa u përket tregjeve të tjera Ministrja e Turizmit e vuri theksin teksubvencionimi i fluturimeve charter, si një masë shumë e rëndësishme në përkrahje të sektorit.Nikolina Angellkova shprehu shpresë se kjo do të çojë edhe në rritje në disa tregje të veçanta, sidomos sa i përket turizmit të organizuar.

Prapëseprapë në vend të parë shteti vendos turistët bullgarë, të cilët do të tërhiqen me çmimet më të ulëta të shërbimeve në plazh. Bullgarët janë edhe përdoruesit më të parashikueshëm potencialë të pushimeve detare te ne në situatën në të cilën gjendet aktualisht Evropa dhe bota.  

“Bëjmë çmos që t’i tërheqim turistët dhe ta lehtësojmë biznesin, i cili është ndër më të prekurit në krizën botërore të koronavirust – thotë Ministrja Angellkova. – Është me rëndësi të propozojmë produkt cilësor dhe ta ruajmë shëndetin e njerëzve. Një prej masave kryesore që ndërmorëm është ulja e çmimeve të çadrave dhe të shezlongjeve. Sipas ligjit ato duhet të jenë më të ulëta minimum 50%.

Tani për tani në bregdetin bullgar janë në veprim 57 kontrata për koncesione dhe 75 të tjera për marrjen e plazheve me qira. Pajisjet e plazhit të 23 nga gjithsej 132 plazhet me kontrata të lidhura do të jenë me çmime zero, ndërsa për të tjerat çmimet do të lëvizin nga 1 deri në 5 leva. Do të përdoren falas çadrat dhe shezlongjet në plazhet Kavaci-jug, Kavaci-veri, Elenite, Qendra Rinore Ndërkombëtare “Primorsko”, Carevo – plazhi qendror, Ahelloj, Obzor – jug etj. Në kompleksin “Zllatni Pjasëci” pajisjet e plazhit do të kushtojnë 2 leva, në vendpushimin “Sllënçev Brjag” – 4 leva, në vendpushimin “Allbena” – 1 lev, në Ballçik – 1.50 leva, ndërsa në Sozopoll – nga 3 deri në 5 leva.


Të gjithë pronarët e plazheve janë të detyruar të ofrojnë ulje prej 50% të të gjitha pajisjeve të plazhit. Në rast se kërkesa nuk respektohet gjoba është 50 000 leva (rreth 25 000 euro), në rast se shkelja përsëritet – gjoba është 100 000 leva (rreth 50 000 euro). Nga ana e vet në bazë të uljes së propozuar të çmimeve, deri më 30 maj të këtij viti Ministrja e Turizmit duhet t’u dërgojë koncesionarëve dhe qiramarrësve të plazheve një njoftim për uljen reciproke të tarifës së koncesionit dhe të qirasë. Kjo do të ndodhë sipas një metodike të posaçme, e cila pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Në Sllënçev Brjag Nikolina Angellkova shprehu bindje se shteti dhe biznesi së bashku do të bëjnë përpjekjet e domosdoshme për zhvillimin e turizmit, edhe në sfondin e bisedimeve që filluan për stinën turistike 2021.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD