Në 23 plazhe në bregdetin bullgar pajisjet e plazhit do të jenë falas, bëri të ditur në Sllënçev Brjag Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova. Në det ajo zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të degës turistike para fillimit të stinës verore, e cila sipas vlerësimit të ekspertëve dhe të shtetit do të jetë e vështirë dhe e ndryshme.
Në fillim të vitit prognozat për zhvillimin e turizmit bullgar parashikonin rritje prej 10%, por kriza e koronavirusit ndryshoi situatën krejtësisht.
Pas bisedimeve të Kryeministrit Bojko Borisov me homologët e tij nga Greqia dhe Rumania dhe me Presidentin e Serbisë për hapjen e kufijve me qëllim fillimin e stinës turistike nga 1 qershori u bë e qartë se Bullgaria do të shpresojë tek turistët nga vendet fqinje, shtetasit e të cilave përdorin kryesisht transportin automobilistik.
Sa u përket tregjeve të tjera Ministrja e Turizmit e vuri theksin teksubvencionimi i fluturimeve charter, si një masë shumë e rëndësishme në përkrahje të sektorit.Nikolina Angellkova shprehu shpresë se kjo do të çojë edhe në rritje në disa tregje të veçanta, sidomos sa i përket turizmit të organizuar.
Prapëseprapë në vend të parë shteti vendos turistët bullgarë, të cilët do të tërhiqen me çmimet më të ulëta të shërbimeve në plazh. Bullgarët janë edhe përdoruesit më të parashikueshëm potencialë të pushimeve detare te ne në situatën në të cilën gjendet aktualisht Evropa dhe bota.
“Bëjmë çmos që t’i tërheqim turistët dhe ta lehtësojmë biznesin, i cili është ndër më të prekurit në krizën botërore të koronavirust – thotë Ministrja Angellkova. – Është me rëndësi të propozojmë produkt cilësor dhe ta ruajmë shëndetin e njerëzve. Një prej masave kryesore që ndërmorëm është ulja e çmimeve të çadrave dhe të shezlongjeve. Sipas ligjit ato duhet të jenë më të ulëta minimum 50%.
Tani për tani në bregdetin bullgar janë në veprim 57 kontrata për koncesione dhe 75 të tjera për marrjen e plazheve me qira. Pajisjet e plazhit të 23 nga gjithsej 132 plazhet me kontrata të lidhura do të jenë me çmime zero, ndërsa për të tjerat çmimet do të lëvizin nga 1 deri në 5 leva. Do të përdoren falas çadrat dhe shezlongjet në plazhet Kavaci-jug, Kavaci-veri, Elenite, Qendra Rinore Ndërkombëtare “Primorsko”, Carevo – plazhi qendror, Ahelloj, Obzor – jug etj. Në kompleksin “Zllatni Pjasëci” pajisjet e plazhit do të kushtojnë 2 leva, në vendpushimin “Sllënçev Brjag” – 4 leva, në vendpushimin “Allbena” – 1 lev, në Ballçik – 1.50 leva, ndërsa në Sozopoll – nga 3 deri në 5 leva.
Të gjithë pronarët e plazheve janë të detyruar të ofrojnë ulje prej 50% të të gjitha pajisjeve të plazhit. Në rast se kërkesa nuk respektohet gjoba është 50 000 leva (rreth 25 000 euro), në rast se shkelja përsëritet – gjoba është 100 000 leva (rreth 50 000 euro). Nga ana e vet në bazë të uljes së propozuar të çmimeve, deri më 30 maj të këtij viti Ministrja e Turizmit duhet t’u dërgojë koncesionarëve dhe qiramarrësve të plazheve një njoftim për uljen reciproke të tarifës së koncesionit dhe të qirasë. Kjo do të ndodhë sipas një metodike të posaçme, e cila pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Në Sllënçev Brjag Nikolina Angellkova shprehu bindje se shteti dhe biznesi së bashku do të bëjnë përpjekjet e domosdoshme për zhvillimin e turizmit, edhe në sfondin e bisedimeve që filluan për stinën turistike 2021.Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA dhe arkiv
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top..