Milena është 16 vjeçe, nga Sofja, nxënëse në Gjimnazin e Dytë të Gjuhës Angleze “Thomas Jefferson” në Sofje. Lëndët e saj të dashura janë matematika dhe historia. Ajo do që të bëhet gazetare një ditë. Milena është pjesëmarrëse në projekte të ndryshme, të cilat stimulojnë pjesëmarrjen e të rinjve dhe të fëmijëve në jetën sociale. Është përfaqësuese e Bullgarisë në Këshillin e Fëmijëve pranë Eurochild. Ajo është dhe mes pjesëmarrësve në Panelin e Rinisë pranë Qendrës për Internetin e Sigurt Safenet.
Ajo, e cila e vuri Milenën në fokusin e mediave përpara rreth 1 muaji është klasifikimi “12 fëmijë , të cilët ndryshojnë bashkësitë e tyre dhe botën tonë” (12 kids who are changing their communities and our world) të gazetës Washington Post, me të cilën botimi prestigjioz festoi 20 vjetorin e faqes së vet për fëmijë Kids Post. Adoleshentja bullgare është e prezantuar bashkë me fëmijë nga qytetet e ndryshme të Shteteve të Bashkuara, Indisë, Maltës, Italisë. Milena e tërheq vëmendjen e gazetarëve me veprimtarinë e saj aktive për evitimin e dhunës në internet dhe me pjesëmarrjen drejtuese në iniciativën e Qendrës për Internetin e Sigurt.
“Fushata quhet “Heroi je ti”, kurse mesazhi bazë është se çdo njëri për nga vetja e vet është një hero. Pyetja është se, pikërisht kush do të kërkojë të kthehet drejt këtij thelbi të vet - tregon Milena. - Fushata përqendrohet kryesisht mbi agresionin në internet dhe sesi mund ta përballojmë atë. Në fakt, ky nuk është problem, me të cilin duhet të luftojmë, nuk duhet të akuzojmë atë i cili tregon agresion. Shpesh herë njerëzit, të cilët i torturojnë të tjerët, kanë përjetuar një traumë jo më të vogël dhe kanë një nevojë jo më të pakët për ndihmë. Rreziqet në internet nuk janë të lidhura vetëm me dhunën. Ato përfshijnë lajmet e falsifikuara, rrjedhën e vazhdueshme të informacionit, i cili i manipulon njerëzit e kështu me radhë. Të gjitha këto njeriu mund t’i përballojë, mjaft që të jetë shumë mirë i informuar. Pikërisht kjo është ideja e organizatës joqeveritare Qendër për një in e Sigurt. Aty mblidhemi të rinj, pa ndonjë rëndësi se kush cili është, nga është. Fushata “Heroi je ti” dhe popullarizimi i saj - e gjithë kjo krejtësisht është punë e Panelit të Rinisë, po kështu dhe ideja për mesazhin e videos pranë saj. Ai tregon sesi një “dhunues në internet” pushon së qeni më i tillë pasi shikon pikturat e motrës së tij. Ajo, në radhë të saj e torturuar në internet nga një dhunues tjetër, e pikturon vëllain e saj si një super-hero, i cili e shpëton nga situata jo e këndshme. Duke e kuptuar se për të ai është “i miri”, i riu mendohet dhe vendos që të tregojë heroin në veten e vet”.
Pavarësisht se agresioni është pjesë nga natyra e pjesës më të madhe të njerëzve, Milena është e bindur se, kjo mund të ndryshojë. Një çështje të zgjedhjes personale është që njeriu të punojë mbi mangësitë e veta. Thotë po kështu se, dhunës duhet përgjigjur me një sjellje, e cila sjellë një shenjë të kundërt.
“Besoj se, në asnjë rast nuk duhet të përgjigjemi me dhunë ose të kërkohet fajtor në një situatë të ngjashme. Më tepër duhet të mendohet sesi të dyja palët të ndihen mirë. Po, ai i cili ka qenë objekt i dhunës do të ketë nevojë prej më shumë kohë, që të mund të marrë veten, por më e rëndësishmja është që të kuptohet se çfarë e detyron dhunuesin të jetë i tillë. Dhuna në internet është një lloj sulmi psikik, kurse interneti është mjeti, i cili jep mundësi që kjo të realizohet. Sepse kundra atij i cili e ushtron, nuk ka sesi fizikisht të qëndrojë një njeri tjetër dhe ta ndalojë. Ai do të vazhdojë derisa të mos të derdhë të gjithë ligësitë e grumbulluara. Mënyra e vetme që të mund ta luftojmë këtë, është që të përdorim metodat e njohura - biseda, ndihmë, ndërhyrjen e një specialisti. Shumë prej nesh zgjedhin të jenë të edukuar, të luftojnë me dëshirën të dominojnë mbi të tjerët përmes agresionit. Të tjerë e kthejnë në një mënyrë të komunikimit. Mendoj se, në çdo një kohë është e mundur që njeriu të luftojë me agresionin në veten e vet.
Sa për fëmijët e tjerë në klasifikim, që të gjithë kanë kauza të ndryshme dhe kjo është një gjë e shkëlqyer. Në qoftë se për mua më e rëndësishmja në këtë moment është internet tortura, për të tjerë kjo është dhuna shtëpiake, ngrohja globale e kështu me radhë. Ka të rinj të shumtë, të cilët janë aktiv, të cilët kanë se çfarë të thonë, duan që ti dëgjojnë dhe në një ose tjetër mënyrë kanë sukses.“
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: arkiv personal
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..