Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masat e qeverisë pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme

| rinovuar më 20-05-12 8.30.MD
Kuvendi Popollor gjatë votimit të amendamenteve
Foto: BTA

Gjendja e jashtëzakonshme epidemike në territorin e vendit tonë apo në ndonjë regjion konkret do të shpallet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave. Kjo do të bëhet në bazë të vlerësimit të bërë nga Inspektori shtetëror i shëndetësisë për rrezikun epidemiologjik. Këtë e vendosën deputetët, duke miratuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Shëndetin. Tekstet e reja qëllojnë të caktojnë masa konkrete për kufizimin e Covid-19 pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme më 13 maj.

Të infektuarit me sëmundje ngjitëse (këtu hyn dhe Covid-19) dhe personat, të cilët kanë qenë në kontakt me ta, janë detyruar të izolohen apo t’u nënshtrohen mjekimit në spital. Me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, karantina do të jetë e detyrueshme për të gjithë njerëzit, të cilët hyjnë në Bullgari nga vende të tjera. Gjobat për ata, të cilët nuk respektojnë masat në fjalë do të mbeten në fuqi të paktën dy muaj pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Sanksioni për mosrespektimin e karantinës është 5 mijë leva (2556 euro) dhe ai është në fuqi jo vetëm për të infektuarit, por për të gjithë njerëzit që kanë qenë në kontakt me ta. 

Ulen dhe çmimet në plazhet – çadrat dhe karriget do të kushtojnë 50% më pak në krahasim me verën e kaluar. Për shkelësit e kësaj urdhërese sanksionet do të jenë 50 mijë leva (26 mijë euro) herën e parë dhe 100 mijë leva (51 mijë euro) për shkeljen e dytë apo të tretë. Shumica përkrahu propozimet për heqjen e taksave të koncesionit për plazhet, apo ato të ulen në mënyrë të konsiderueshme deri në fund të vitit.

Mbeten masat në përkrahje të qytetarëve dhe biznesit në kushtet e krizës. Skema “60:40” do të vazhdojë deri më 30 qershor. Me dy muaj do të zgjaten dhe masat për mbrojtjen e klientëve të bankave, të cilët vështirësohen të paguajnë rregullisht këstet mujore.

Gjatë vitit 2020 jo 30 (si zakonisht), por 60 ditë leje të papaguar do të konsiderohen si stazh pune. Arsyeja për këtë është se shumë punëtorë janë detyruar të dalin në lele të papaguar për të mos humbur vendin  e vet të punës.

Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe dy muaj pas heqjes së saj me urdhëresë të Ministrit të shëndetësisëmund të ndalohet eksporti i medikamenteve, vendosi gjithashtu Kuvendi Popullor.

Viti shkollor do të mbarojë online, kurse provimet për vlerësim të jashtëm pas klasave të 4-të dhe të 10-të nuk do të zhvillohen.  Në fillim të vitit të ardhshëm janë parashikuar teste për këto klasa, të cilat do të kontrollojnë njohuritë e nxënësve. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shtetas bullgar i plagosur mbetet mes pengjeve të Hamasit në Gazë

Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..

botuar më 25-02-19 3.34.MD

Qeveria merr përsipër një detyrim buxhetor prej miliardash të papaguara në vitin 2024

Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..

botuar më 25-02-19 11.38.PD
Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë me një video lidhje në një takim evropian për Ukrainën

Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..

botuar më 25-02-19 10.18.PD