Gjendja e jashtëzakonshme epidemike në territorin e vendit tonë apo në ndonjë regjion konkret do të shpallet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave. Kjo do të bëhet në bazë të vlerësimit të bërë nga Inspektori shtetëror i shëndetësisë për rrezikun epidemiologjik. Këtë e vendosën deputetët, duke miratuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Shëndetin. Tekstet e reja qëllojnë të caktojnë masa konkrete për kufizimin e Covid-19 pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme më 13 maj.
Të infektuarit me sëmundje ngjitëse (këtu hyn dhe Covid-19) dhe personat, të cilët kanë qenë në kontakt me ta, janë detyruar të izolohen apo t’u nënshtrohen mjekimit në spital. Me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, karantina do të jetë e detyrueshme për të gjithë njerëzit, të cilët hyjnë në Bullgari nga vende të tjera. Gjobat për ata, të cilët nuk respektojnë masat në fjalë do të mbeten në fuqi të paktën dy muaj pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Sanksioni për mosrespektimin e karantinës është 5 mijë leva (2556 euro) dhe ai është në fuqi jo vetëm për të infektuarit, por për të gjithë njerëzit që kanë qenë në kontakt me ta.
Ulen dhe çmimet në plazhet – çadrat dhe karriget do të kushtojnë 50% më pak në krahasim me verën e kaluar. Për shkelësit e kësaj urdhërese sanksionet do të jenë 50 mijë leva (26 mijë euro) herën e parë dhe 100 mijë leva (51 mijë euro) për shkeljen e dytë apo të tretë. Shumica përkrahu propozimet për heqjen e taksave të koncesionit për plazhet, apo ato të ulen në mënyrë të konsiderueshme deri në fund të vitit.
Mbeten masat në përkrahje të qytetarëve dhe biznesit në kushtet e krizës. Skema “60:40” do të vazhdojë deri më 30 qershor. Me dy muaj do të zgjaten dhe masat për mbrojtjen e klientëve të bankave, të cilët vështirësohen të paguajnë rregullisht këstet mujore.
Gjatë vitit 2020 jo 30 (si zakonisht), por 60 ditë leje të papaguar do të konsiderohen si stazh pune. Arsyeja për këtë është se shumë punëtorë janë detyruar të dalin në lele të papaguar për të mos humbur vendin e vet të punës.
Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe dy muaj pas heqjes së saj me urdhëresë të Ministrit të shëndetësisëmund të ndalohet eksporti i medikamenteve, vendosi gjithashtu Kuvendi Popullor.
Viti shkollor do të mbarojë online, kurse provimet për vlerësim të jashtëm pas klasave të 4-të dhe të 10-të nuk do të zhvillohen. Në fillim të vitit të ardhshëm janë parashikuar teste për këto klasa, të cilat do të kontrollojnë njohuritë e nxënësve.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..