Gjatë 24 orëve të fundit u konstatuan 46 raste të reja të koronavirusit. 22 prej të infektuarve janë vendosur në spital, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të ripohuara në vend arriti 1911, njoftoi sekretari i Shtabit Operativ Kombëtar doc. Dimo Dimov në briefingun e sotëm të mëngjesit në Këshillin e Ministrave.
Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit janë 21, ndërsa numri i tyre total shkoi në 422.
Krahinat e regjistruara me raste të koronavirusit në vend janë 11, ajo e re është Tërgovishte.
Në Kërxhali u konstatua një rast i ripozitivimit të infeksionit të koronavirusit.
Raste të tilla ka edhe në shumë shtete të tjera. Sipas ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk bëhet fjalë për infektim të ri, por për ripozitivimin e koronavirusit, i cili ka migruar në traktin e poshtëm të frymëmarrjes, shpjegoi doc. Dimov.
Ndër punonjësit mjekësorë ka akoma 5 raste të reja, 4 mjekë dhe 1 infermiere, dhe kështu numri i tyre i përgjithshëm bëhet 206.
Numri i të vdekurve arriti 88 veta, ndërsa ai i të shëruarve – 422.Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..