Gjatë 24 orëve të fundit u konstatuan 46 raste të reja të koronavirusit. 22 prej të infektuarve janë vendosur në spital, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të ripohuara në vend arriti 1911, njoftoi sekretari i Shtabit Operativ Kombëtar doc. Dimo Dimov në briefingun e sotëm të mëngjesit në Këshillin e Ministrave.
Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit janë 21, ndërsa numri i tyre total shkoi në 422.
Krahinat e regjistruara me raste të koronavirusit në vend janë 11, ajo e re është Tërgovishte.
Në Kërxhali u konstatua një rast i ripozitivimit të infeksionit të koronavirusit.
Raste të tilla ka edhe në shumë shtete të tjera. Sipas ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk bëhet fjalë për infektim të ri, por për ripozitivimin e koronavirusit, i cili ka migruar në traktin e poshtëm të frymëmarrjes, shpjegoi doc. Dimov.
Ndër punonjësit mjekësorë ka akoma 5 raste të reja, 4 mjekë dhe 1 infermiere, dhe kështu numri i tyre i përgjithshëm bëhet 206.
Numri i të vdekurve arriti 88 veta, ndërsa ai i të shëruarve – 422.Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..