Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një azil në Izrael ruan shpirtin e Bullgarisë

4
Foto: retirement-home-58.business.site

“Me respekt ndaj popullit bullgar, i cili në vitin 1943 shpëtoi vëllezërit dhe motrat e tij izraelitë nga ferri i Holokaustit”. Ky mbishkrim i madh në murin pranë hyrjes së azilit në qytetin izraelit Rishon Le Zion do të rikujtojë për gjithmonë mirënjohjen e hebrenjve të shpëtuar nga kampet naziste të vdekjes në saje të popullit bullgar.

Azili, i cili gjendet në mes të një parku të madh në periferitë e Rishon Le Zion, është ndërtuar gjatë viteve 50 të shekullit të kaluar. Ardhësit nga Bullgaria kanë ndarë nga kafshata e tyre që t’i sigurojnë vetes strehim në vitet e pleqërisë, na tregoi një prej anëtarëve më të moshuar të Këshillit Drejtues të azilit Nesim Levi. Vetë ai ka mbërritur në Izrael në moshën 8 vjeçe. Sipas fjalëve të tij deri para pak kohe bullgarishtja ka qenë gjuha kryesore në kompleks. 

“Historia e azilit i ka rrënjat e veta në organizatën e hebrenjve bullgarë “Jehud Olej Bolgaria,” – thotë ai. – Ata i regjistronin emrat e hebrenjve bullgarë, që t’u sigurojnë ndihma shtetërore. Nga këto mjete grumbulloheshin nga 2%, me të cilat u ble godina e parë e azilit. Me mjetet arritëm të ndërtojmë akoma një korpus dhe sot jemi një nga institucionet më të mëdha të tilla në Izrael. Të gjithë këtu punojmë vullnetarisht me përjashtim të mjekëve dhe infermiereve. Kemi 420 banorë dhe 200 veta personel. Në të kaluarën vetëm hebrenjtë bullgarë mund të jetonin në azil, por meqenëse numri i tyre u pakësua tashmë ka njerëz nga Rusia, Rumania, Maroku dhe shumë vende të tjera.”

Njerëzit në azil nuk e kanë harruar atdheun e tyre të parë, as mirënjohjen e tyre ndaj popullit bullgar dhe gjithmonë përpiqen ta tregojnë. Nuk është e rastit se gjatë viteve 90 të shekullit të XX, kur në Bullgari filloi kriza e madhe ekonomike ata grumbulluan para dhe drejt Bullgarisë u nisën aeroplanë me produkte më të ndryshme ushqimore.Mbërritën cisterna me qumësht për fëmijët në Kjustendill – qyteti nga i cili u nis delegacioni i shpëtimtarëve gjatë vitit 1943.  

“Grumbulluam mjete për sinagogën në Sofje, për ndërtimin e muzeut për nder të Dimitër Peshevit në Kjustendill, – shtoi Nesim Levi. – Para disa muajsh bashkë me tërë familjen, 16 veta – e shoqja, fëmijët, nuset e djemve, bashkëshortët e vajzave, nipërit, vizituam muzeun dhe udhëtonim në mbarë Bullgarinë.”

Para se të shpallet karantina për shkak të Covid-19, në azil organizoheshin aktivitete të ndryshme. Por epidemia vuri në provë banorët e tij, sepse 1/3 prej viktimave të virusit janë pikërisht përfaqësues të institucioneve të tilla. Sipas drejtorit të përkohshëm Asher Arpaz infeksioni është përhapur nga punonjësit e jashtëm.

“Unë jam nga brezi i dytë i hebrenjve bullgarë në Izrael dhe kam lindur këtu, – na tregon ai. – Si ndihmës i kryetarit të “Jehud Olej Bolgaria” u bëra drejtor i azilit, sepse për shkak të koronavirusit është vështirë të gjejmë drejtor. Kur filloi epidemia, u ndaluan vizitat në azil. Blemë me mjetet tona maska mbrojtëse, doreza dhe veshje mbrojtëse, filloi testimi i njerëzve. Për fat të keq për shkak të nëpunësve, që punojnë edhe në vende të tjera, infeksioni u përhap edhe te ne, por pasi u ndërmorën masat e domosdoshme tashmë nuk ka infeksion në azil. Rimëkëmbëm mësimet e muzikës dhe ushtrimet gjimnastikore dhe shpresojmë se shpejti do të rivendoset mënyra normale e jetesës.”

Një prej iniciativave më të reja në azilin në Rishon Le Zion është hedhja e njëfarë ure midis të moshuarve dhe fëmijëve. Megjithëse çdo fëmijë i ka gjyshet dhe gjyshërit e vet gjithmonë ka se çfarë të mësojë nga njerëzit me përvojë më të madhe. Prandaj ekipi i Asher Arpazit ka në plan të organizojë takime mes fëmijëve nga kopshtet e fëmijëve dhe shkollat dhe njerëzve nga azili, menjëherë pasi hiqen kufizimet. Biznesmenët me rrënja bullgare nga ana tjetër marrin pjesë në një iniciativë tjetër fisnike “Birëso një plak”, nëpërmjet së cilës ndihmojnë si financiarisht, ashtu dhe me gjeste të tjera humane, njerëzit e moshuar që kanë lindur në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Azili në Rishon Le Zion



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD