Ministri i sportit Krasen Kralev mori pjesë në videokonferencën e BE-së, kushtuar pasojave të Covid-19 mbi sektorin. Ministri tha se motivacioni online që vjen nga sportistët dhe të angazhuarit në sport, ka efekt pozitiv mbi qytetarët. Sofja përkrah dhe fushatën e Komisionit Evropian „BeActiveAtHome“ për inkurajimin e aktivitetit fizik të fëmijëve.
Kralevi sqaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha federatat sportive me qëllim që të ruhet buxheti i tyre pavarësisht nga numri i madh i ngjarjeve të parealizuara sportive.
„Jemi duke hartuar një plan për rifillimin hap pas hapi të stërvitjeve”, shtoi Ministri Kralev.
Medalistja e argjendtë e Kampionatit Evropian të Gjimnastikës Artistike, Valentina Georgieva fitoi titullin në finalen e kërcimit në Kupën e Botës në qytetin kroat të Osijek. Ajo u paraqit shkëlqyeshëm në pjesëmarrjen e saj të parë ndërkombëtare gjatë..
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..
Motrat Stefani dhe Gabriella Stoevi i siguruan vetes medalje në Kampionatin Evropian të Badmintonit duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e garës për femra në dyshe në Horsens (Danimarkë). Bullgaret, të cilat renditen në vendin e parë në..
Ansambli bullgar i përbërë nga Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi titullin e gjithanshëm..
Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se..
Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku. Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm,..