Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku.
Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit. Medalistja e bronztë në garën e gjithanshme, Stilijana Nikollova, fitoi dy vendet e shtata në finalet e topit dhe rrethit.
Pas kësaj, Stilijana Nikollova u rendit e dyta me birila dhe ari u fitua nga kampionia olimpike Daria Varfolomeev nga Gjermania. Edhe pse e luajti kombinimin e saj me shirit në nivel të lartë, bullgarja mbeti në vendin e katërt.
Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fituan një medalje bronzi për kombinimin e tyre me tre topa dhe dy rrethe. Medalja e artë shkoi për ekipin japonez, dhe argjendi për Kinën.
Bilanci i Kupës së dytë Botërore të Gjimastikës Ritmike të vitit për femrat bullgare është një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi.Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për Bullgarinë në garën më elitare në këtë sport. Kampionia olimpike e Tokios 2020 luajti pesë ndeshje..
Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..
Ansambli bullgar i përbërë nga Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi titullin e gjithanshëm në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Medalja e argjendtë i shkoi kampiones aktuale..
Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për..