Ministri i sportit Krasen Kralev mori pjesë në videokonferencën e BE-së, kushtuar pasojave të Covid-19 mbi sektorin. Ministri tha se motivacioni online që vjen nga sportistët dhe të angazhuarit në sport, ka efekt pozitiv mbi qytetarët. Sofja përkrah dhe fushatën e Komisionit Evropian „BeActiveAtHome“ për inkurajimin e aktivitetit fizik të fëmijëve.
Kralevi sqaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha federatat sportive me qëllim që të ruhet buxheti i tyre pavarësisht nga numri i madh i ngjarjeve të parealizuara sportive.
„Jemi duke hartuar një plan për rifillimin hap pas hapi të stërvitjeve”, shtoi Ministri Kralev.
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..