Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ide kreative për kohën e lirë në internet

Të mbyllur në shtëpi për shkak të përhapjes së koronavirusit, shumë bullgarë përdorin kohën e vet të lire për të bërë diçka të dobishme. Duke përdorur mundësitë e rrjetit global kjo është e lehtë.

Mundësua e parë për të kaluar kohën në mënyrë të këndshme është dëgjimi i muzikës. Shumë muzikantë bullgarë tashmë bënë koncerte akustike online, apo ngarkuan në rrjet shfaqje të tyre të vjetra. Grupet „D2“ dhe „Ostava” transmetuan „live” koncertet e tyre, kurse “Marry Boys Band” publikuan koncerte nga vitet e kaluara.

Një variant tjetër i dobishëm për kohën tuaj të lirë është mësimi i gjuhës së huaj me ndihmën e smartfonit. Autori i idesë për aplikacion të përshtatshëm për mësimin e gjuhës ështëIvan Manev, i cili pasi ka kërkuar variante për të pasuruar njohuritë e veta të gjuhës angleze e ka shpikur mënyrën e vet.

“Para 10 vjetësh punova në një kompani ndërkombëtare dhe duhej të mësoja gjuhën angleze. Fillova me kurse në Bullgari, por përparimi nuk ishte aq i shpejtë, sa dëshiroja. Pastaj frekuentova kurse në Londër dhe në Maltë. Atëherë kuptova vështirësitë që i hasin njerëzit gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj. Pasi i kuptojnë dhe fillojnë t’i përdorin rregullat gramatikore, ata kanë nevojë të mësojnë vazhdimisht fjalë të reja. Prandaj kërkoja aplikacione qe e lehtësojnë pikërisht këtë etapë të mësimit të gjuhës. Dhe si njeri aktiv, dëshira ime ishte që të gjeja diçka që do të më ndihmonte të mësoja derisa isha në lëvizve”.


Aplikacioni i Ivanit punon me ashtuquajturat flash-karta. Në njërën anë të kartës janë shkruar fjala në njërën gjuhë, derisa në anën tjetër – në gjuhën tjetër. Dhe për të mos e mësuar fjalën me shqiptim të gabuar është shtuar dhe zëri dhe secila fjalë është shqiptuar nga person, për të cilin gjuha përkatëse është gjuhë amtare.

Përdoruesi mund tëzgjedhë ndër 34 gjuhë të ndryshme dhe aktualisht njerëzit kanë mundësi ta shkarkojnë aplikacionin falas në celularin e vet. Por për të zhvilluar potencialin e aplikacionit Ivan Manev ka nevojë për investitor dhe tashmë punon sipas një plani konkret:

„Filluam të përdorim inteligjencën artificiale – shpjegoi ai.  – Ideja jonë është që t’u ofrojmë përdoruesve një përjetim „hands-free“. Njeriu mund ta përdorë aplikacionin vetëm me komanda zëri. Dëshirojmë të mësohemi nga sjellja e përdoruesve, të analizojmë se ku pikërisht ata kanë probleme dhe pastaj të japim këshilla individuale të përshtatshme pikërisht për ta“.

Në se keni fëmijë të mërzitur, të cilët tashmë i kanë luajtur të gjitha lojërat, për ju mund të jetë i përshtatshëm kanali Më trego përrallë.

Në të janë mbledhur përrallat më të parapëlqyera në gjuhën bullgare dhe çdo ditë numri i tyre shtohet. Autori i idesë për këtë kanal të historive magjepsëse është aktori Rosen Bosev, i frymëzuar nga një kujtim i vet nga fëmijëria – kur ka qenë i vogël gjëja më e preferuar për të ka qenë dëgjimi për aventurat e heronjve të tij të dashur. Sipas aktorit nisma e ndihmon atë të pranojë gjërat që po ndodhen rreth nesh në një mënyrë pak më të ndryshme:

„Në këtë situatë të izolimit ne kemi mundësi të mendojmë për gjërat e rëndësishme – ku po shkon bota? Harruam se duhet të jemi njerëz, se duhet të shikojmë njerëzit rreth nesh, jemi kaq larg njëri-tjetrit, kaq larg familjes. Dhe në këto ditë, kur shumica e njerëzve qëndrojmë në shtëpi, përsëri kemi dëshirë të interesohemi për njerëzit më të afër, të mendojmë për të tjerët, jo vetëm për veten tonë. Jemi detyruar të kthehemi mbrapa në kohë , kur jeta ishte më e qetë dhe jo aq e nxituar”

Sipas Rosen Bosevit sfida, të cilën po përpiqemi ta kapërcejmë do të na bëjë më të mençur, më të pjekur dhe më të kujdesshëm ndaj njerëzve përreth.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD