Të mbyllur në shtëpi për shkak të përhapjes së koronavirusit, shumë bullgarë përdorin kohën e vet të lire për të bërë diçka të dobishme. Duke përdorur mundësitë e rrjetit global kjo është e lehtë.
Mundësua e parë për të kaluar kohën në mënyrë të këndshme është dëgjimi i muzikës. Shumë muzikantë bullgarë tashmë bënë koncerte akustike online, apo ngarkuan në rrjet shfaqje të tyre të vjetra. Grupet „D2“ dhe „Ostava” transmetuan „live” koncertet e tyre, kurse “Marry Boys Band” publikuan koncerte nga vitet e kaluara.
Një variant tjetër i dobishëm për kohën tuaj të lirë është mësimi i gjuhës së huaj me ndihmën e smartfonit. Autori i idesë për aplikacion të përshtatshëm për mësimin e gjuhës ështëIvan Manev, i cili pasi ka kërkuar variante për të pasuruar njohuritë e veta të gjuhës angleze e ka shpikur mënyrën e vet.
“Para 10 vjetësh punova në një kompani ndërkombëtare dhe duhej të mësoja gjuhën angleze. Fillova me kurse në Bullgari, por përparimi nuk ishte aq i shpejtë, sa dëshiroja. Pastaj frekuentova kurse në Londër dhe në Maltë. Atëherë kuptova vështirësitë që i hasin njerëzit gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj. Pasi i kuptojnë dhe fillojnë t’i përdorin rregullat gramatikore, ata kanë nevojë të mësojnë vazhdimisht fjalë të reja. Prandaj kërkoja aplikacione qe e lehtësojnë pikërisht këtë etapë të mësimit të gjuhës. Dhe si njeri aktiv, dëshira ime ishte që të gjeja diçka që do të më ndihmonte të mësoja derisa isha në lëvizve”.
Aplikacioni i Ivanit punon me ashtuquajturat flash-karta. Në njërën anë të kartës janë shkruar fjala në njërën gjuhë, derisa në anën tjetër – në gjuhën tjetër. Dhe për të mos e mësuar fjalën me shqiptim të gabuar është shtuar dhe zëri dhe secila fjalë është shqiptuar nga person, për të cilin gjuha përkatëse është gjuhë amtare.
Përdoruesi mund tëzgjedhë ndër 34 gjuhë të ndryshme dhe aktualisht njerëzit kanë mundësi ta shkarkojnë aplikacionin falas në celularin e vet. Por për të zhvilluar potencialin e aplikacionit Ivan Manev ka nevojë për investitor dhe tashmë punon sipas një plani konkret:
„Filluam të përdorim inteligjencën artificiale – shpjegoi ai. – Ideja jonë është që t’u ofrojmë përdoruesve një përjetim „hands-free“. Njeriu mund ta përdorë aplikacionin vetëm me komanda zëri. Dëshirojmë të mësohemi nga sjellja e përdoruesve, të analizojmë se ku pikërisht ata kanë probleme dhe pastaj të japim këshilla individuale të përshtatshme pikërisht për ta“.
Në se keni fëmijë të mërzitur, të cilët tashmë i kanë luajtur të gjitha lojërat, për ju mund të jetë i përshtatshëm kanali “Më trego përrallë”.
Në të janë mbledhur përrallat më të parapëlqyera në gjuhën bullgare dhe çdo ditë numri i tyre shtohet. Autori i idesë për këtë kanal të historive magjepsëse është aktori Rosen Bosev, i frymëzuar nga një kujtim i vet nga fëmijëria – kur ka qenë i vogël gjëja më e preferuar për të ka qenë dëgjimi për aventurat e heronjve të tij të dashur. Sipas aktorit nisma e ndihmon atë të pranojë gjërat që po ndodhen rreth nesh në një mënyrë pak më të ndryshme:
„Në këtë situatë të izolimit ne kemi mundësi të mendojmë për gjërat e rëndësishme – ku po shkon bota? Harruam se duhet të jemi njerëz, se duhet të shikojmë njerëzit rreth nesh, jemi kaq larg njëri-tjetrit, kaq larg familjes. Dhe në këto ditë, kur shumica e njerëzve qëndrojmë në shtëpi, përsëri kemi dëshirë të interesohemi për njerëzit më të afër, të mendojmë për të tjerët, jo vetëm për veten tonë. Jemi detyruar të kthehemi mbrapa në kohë , kur jeta ishte më e qetë dhe jo aq e nxituar”
Sipas Rosen Bosevit sfida, të cilën po përpiqemi ta kapërcejmë do të na bëjë më të mençur, më të pjekur dhe më të kujdesshëm ndaj njerëzve përreth.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..
Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..
Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..