Gjithnjë e më shumë janë bullgarët, të cilët pas vite të tëra jete jashtë Bullgarisë, i rizbulojnë vlerat e atdheut dhe kthehen tek ne për të filluar këtu jetën e tyre të re. Një prej tyre është 25-vjeçari Erik Aleksiev, kthimi i të cilit në vendin tonë e ka qëllimin e vet të qartë – të mësojë sa më shumë për të kaluarën e familjes së vet dhe të zbulojë dhe të mbrojë trashëgiminë e saj.
Erik ka lindur në Kaliforni dhe është nipi i piktorit Rajko Aleksiev – të shquar gjatë kohës së Mbretërisë së Tretë Bullgare (1878-1946), i cili ka mbetur në kujtesën e popullit si karikaturist dhe botues. Është e vështirë që brenda disa fjalësh të prezantojmë veprimtarinë e këtij artisti të talentuar me pozitë që qartë soqërore. Ai lindi në vitin 1893 në qytetin e Pazarxhikt. Që në moshë shumë të re ai tregoi interes për letërsinë dhe artet figurative. Në fillim të karrierës së vet ai bashkëpunoi me gazeta të ndryshme. Pak më vonë u bë redaktori i faqes “Të qeshurat dhe shakatë” të gazetës “Zora”, ku botonte rregullisht pjesë prej veprës “Historia humoristike e bullgarëve”. Në të ai përshkruan të metat e jetës politike dhe shoqërore të Bullgarisë së asaj kohe. Gjatë vitit 1937 vepra u botua në libër që shpejt u zhduk nga tregu, por sot të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë në librari. Në periudhën nga 1932 deri në vitin e vdekjes së tij 1944 Rajko Aleksiev vetë ilustronte dhe botonte gazetën “Shturec,”, e cila nuk pushoi së botuari dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve karikaturisti ka qenë i njohur me pseudonime të ndryshme, më i njohuri prej të cilave është Fra Diavolo. Gjuha e tij satirike dhe karikaturat nuk ishin sipas shijes së pushtetit të ri komunist dhe gjatë nëntorit 1944 Aleksievi është ndaluar, kurse deri tani vdekja e tij mbetet mister. Nipi i Rjko Aleksievit supozon:
„Arsyet kanë qenë disa karikatura, “heroi” i të cilave ka qenë Stalini. Siç mund të shihet në pikturat dhe karikaturat e tij ai ka bërë shaka me të gjithët, me Bashkimin Sovjetik, me komunizmin, duke menduar se ky nuk është modeli sipas të cilit njerëzit duhet të jetojnë.”
Një nga qëllimet e trashëgimtarit të ri të familjes Aleksiev është që të përmirësojë njohuritë e tij të gjuhës bullgare. Arsyeja për këtë është se një pjesë e madhe e veprave të gjyshit të tij nuk janë përkthyer në gjuhën e Shekspirit. Dhe në këtë mënyrë më shumë njerëz do të mësojnë për Rajko Aleksievin.
Çfarë do të ishte fati i gazetës “Shturec” sot, kur karikatura vazhdon të jetë një mënyrë e shprehjes jo e parapëlqyer nga ata që janë në pushtet, kurse para lirisë së shprehjes ka gjithnjë e më shumë pengesa?
“Asokohe humori ka qenë gjëja që i ka bërë karikaturat aq të njohura – thotë Erik. – Mendoj se sot njerëzit janë të lodhur nga partitë në pushtet dhe kjo është situata jo vetëm në Bullgari, por në të gjithë botën. Kështu mund të them se në njëfarë mënyre karikaturat e ngrenë shpirtin e tyre. Mendoj se sot gazeta do të ishte po ashtu e njohur ndër njerëzit dhe po ashtu e padëshirueshme për “heronjtë” e karikaturave. Megjithatë nuk mendoj se sot njerëzit në pushtet do të vepronin në të njëjtën mënyrë, siç kanë bërë me gjyshin tim.”
Pavarësisht paralajmërimeve që i kishte marrë të ikte jashtë vendit, derisa ende kishte pasur mundësi, Rajko Aleksievi kurrë nuk ka menduar se ka bërë diçka të keqe, për të cilën mund të ndëshkohej kaq rëndë.
„Vetë e ka fituar bukën e gojës dhe i ka paguar tatimet dhe nuk ka pasur arsye të mendonte se diçka të tillë mund të ndodhte me të. E ka dashuruar atdheun dhe ka besuar në të ardhmen e tij më të mirë”, thotë Erik dhe pohon se një pjesë prej këtyre ndjenjave i gjen në vetvete, sepse ka një lidhje të fortë me Bullgarinë në sajë të respektit të madh ndaj gjyshit dhe veprimtarisë së tij.
Për herë të parë Erik erdhi në Bullgari në vitin 2013, kur udhëtoi në Bullgari me familjen. Tri vendet e vizituara atëherë mbeten në zemrën e tij deri më sot – Veliko Tërnovo, Mellnik dhe Sozopoll. Thotë se për shkak të ndikimit të babait të tij, ekspert i sigurisë globale – Aleks Aleksiev (1941-2019), lidhja e tij me Bulgarinë është shumë e fortë. Gjatë prillit të vitit të kaluar Erik Aleksiev ka ardhur përsëri tek ne dhe tani vazhdon të jetojë në Bullgari. Këtu ai merret me kërkimin dhe studimin e trashëgimisë së gjyshit të vet dhe njëkohësisht punon për medien e themeluar nga babai i tij https://bulgariaanalytica.org, ku përkthen dhe redakton artikuj të ndryshëm.
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaKrasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..
Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..
Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë,..