Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë, Bilisht, Pogradec, fshatrat Vërnik, Boboshticë, Pustecs dhe të tjerë nga zona e njohur si Prespa e Vogël (Malla Prespa) - bregu perëndimor i Liqenit të Prespës, vazhdojnë të ruajnë traditat dhe kulturën e tyre.
Njerëz si Dhimitër Pandovski, kryetar i Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, me vendndodhje në qytetin e Korçës, luajnë një rol të madh në mbrojtjen e identitetit kombëtar. Me punë dhe entuziazëm të palodhur, Dhimitri vazhdon veprën e babait të tij – Nikolla Pandovski, mbrojtës i shquar i Bullgarisë dhe anëtar aktiv i VMRO-së që nga viti 1928.
“Në vitin 2017 kam kaluar shumë më tepër kohë në Tiranë sesa këtu”, kujton Dhimitër Pandovski. - Çështja jonë arriti deri te kryeministri Edi Rama. I dhamë të gjitha dokumentet që vërtetojnë origjinën tonë. Dhe në parlament “pro” njohjes së pakicës sonë ishin 112 deputetë nga gjithsej 120 që morën pjesë në votim. Si i bindëm? Ne u prezantuam atyre një listë prej 3000 personash që identifikohen si bullgarë. Dhe ne u kujtuam historinë. Sepse me Bullgarinë kemi marrëdhënie shumë të mira dhe në dokumentet e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, që në vitin 1921, shkruhet se në Shqipëri ka një minoritet të vogël bullgar.
Një nga karakteristikat e bullgarëve tanë në këtë pjesë të Shqipërisë është se ata kanë qenë ndër më të arsimuarit, kanë pasur autoritet dhe i përkisnin elitës intelektuale të vendit. Kjo vazhdon edhe sot. Pasi mbarojnë shkollat e së dielës, fëmijët tanë shkojnë dhe vazhdojnë shkollimin në Bullgari. Pra, njohja si pakicë kombëtare është një moment historik dhe një sukses i madh për ne. Dhe tani jemi shumë të lumtur që të rinjtë bullgarë po integrohen shumë më shpejt si në shoqërinë shqiptare ashtu edhe në Evropë – përmes Bullgarisë. Kudo në botë që të jetë duke studiuar dhe të jetë duke u realizuar, ky i ri mund të quhet bullgar, ka dokumente bullgare”.
“Dhe problemin me specifikën e teksteve duhet ta zgjidh Bullgaria. Ne kemi nevojë për një program të veçantë për arsimin bullgar jashtë vendit. Kemi fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e 12-të që po përgatiten për të aplikuar në shkollat e larta bullgare. Dhe është e rëndësishme që ata të përgatiten më mirë”.
“Nëse arrijmë edhe 20% në rajonin e Prespës së Madhe, gjuha bullgare do të bëhet zyrtare (d.m.th. nëpër dokumente, nëpër tabela në zonat e banuara, si dhe do të mund të studiohet në shkollat shqipe) - thotë Dhimitër Pandovski. - Të rinjtë do të integrohen shumë më shpejt në Evropë dhe do të thonë se janë bullgarë kudo që të ndodhen nëpër botë. Në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje t'i kenë gjërat nën kontrroll dhe të përparojnë.”
“Bullgarët në Bullgari e dinë shumë mirë për ne. Parlamentarët nuk na njohin. Ata duhet të zgjohen dhe të kuptojnë se këtu ne i mbrojmë rrënjët tona bullgare shumë më mirë se shumë prej tyre. Kështu mendoj unë. Unë do t'ju them diçka tjetër madje dhe kush të dojë le të më kuptojë. Kur vijnë politikanët këtu, nuk dua t'i pres dhe t'i mirëpres. Nëse vini ju, nëse vijnë artistë, inxhinierë, shkencëtarë etj., kjo është ndryshe. Nuk dua demagogji, dua punë konkrete. Vetëm kështu bullgarët që jetojnë në Shqipëri mund të binden për qëllimet e mira të Bullgarisë. Prandaj duhet thënë shumë më tepër për ne, më shumë media duhet të vijnë e të tregojnë. Të bëjmë të ditur se ne jemi bullgarë dhe asgjë tjetër”.
Foto: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..