Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavell Mitkov bën thirrje “Pikturo kundër virusit”

Pandemia e koronavirusit të ri e ndryshon mënyrën tonë të jetesës – nevojitet që të qëndrojmë në shtëpi dhe të kufizojmë kontaktet tona sociale. Në këtë kohë të gjitha mediat transmetojnë lajme shqetësuese, të cilat kanë efekt negativ mbi gjendjen shpirtërore dhe mbi shëndetin mendor të secilit prej nesh.

Duke e ditur se arti sjell shumë dobi për psikikën e njeriut, një piktor bullgar ndërmori iniciativën “Pikturo kundër virusit”. Çdo natë Pavell Mitkovi mbledh nëpërmjet faqes së tij në Facebook qindra entuziastë, që të mund të shprehin bashkë emocionet e mbledhura gjatë ditës mbi faqen e bardhë.

“Shëndeti shpirtëror është po kaq i rëndësishëm siç është e rëndësishme që të mbrohemi nga virusi – tregon për idenë e tij krijuesi. “Ndjeva negativitetin e grumbulluar në gjendjen shpirtërore të njerëzve si dhe atmosferën në Sofje dhe vendosa të bëj diçka, me të cilën t’i ndryshoj. Prandaj dhe në faqen time në Facebook çdo natë nga ora 20, 30 tregoj teknikat e mia të pikturimit. Për fat, në shekullin tonë teknologjik kemi mundësi, madje edhe po të jemi të mbyllur në një vend, të arrijmë deri tek mijëra njerëz”.

Aktualisht Pavell Mitkov gjendet nën karantinë dyjavore, me qenë se në mesin e muajit mars është kthyer nga Çekia. Interesi ndaj nismës së tij e gëzon artistin – aq më tepër se shikimet e videove të tij tanimë i tejkalojnë 20 mijtë dhe po vazhdojnë të rriten shpejt.

“Jam i kënaqur se njerëzit kanë dëshirën për një moment të harrojnë informacionin mjaft stresues dhe të përqendrohen mbi diçka pozitive, që është në harmoni të plotë me kërkesat e autoriteteve - të krijojnë larg njëri-tjetrin, duke i sjellë gëzim vetes dhe njerëzve të tjerë të afërt” - thotë piktori.

Shumë nga ndjekësit e mësimeve online janë fëmijë dhe adoleshentë. Pavell Mitkov e shpjegon këtë fakt me vështirësinë e të afërmeve të tyre të angazhojnë vëmendjen e tyre, si dhe me ndikimin nga ana e mediave, që është një barrë për adoleshentët. Në këtë mënyrë afrimi me artin në një kohë reale ndihmon për shkarkimin e tensionit të brendshëm të akumuluar.

“Luledielli” ,”Anija e ëndrrave” dhe “Shtëpia Pranverore” janë disa nga temat e vëna deri tani në mësimet online. Nëto piktori nuk ndjek ndonjë skemë të saktë, por më tepër improvizon dhe merr frymëzim për detyrat e veta të ardhshme gjatë ditës.

Puna shpesh e çon Pavell Mitkovin jashtë shtetit, por ai pohon se qëndrimi i njerëzve ndaj artit të pikturimit tek ne dhe në Evropën Perëndimore nuk dallohet shumë.

“Bullgaria gjithmonë ka qenë e zgjuar sa i përket artit të pikturimit” - vazhdon piktori. “Prandaj dhe nuk mendoj se në vende të tjera nëpër botë njerëzit e vlerësojnë më shumë artin. Përkundrazi. Në fakt, çështja është në aftësinë blerëse gjithnjë e më të pakët të një pjese të madhe nga bashkatdhetarët tanë në krahasim me gjermanët, austriakët, anglezët. E vërteta është se bullgari mesatar jo gjithmonë mund ti lejojë vetes atë të cilën e pëlqen.”

Në momente të ngjashme të krizës njerëzit e artit nëpër të gjithë botën aktivizohen me iniciativa të ndryshme dhe nuk kanë frikë, është kategorik Pavell Mitkov. Dhe pavarësisht nga fakti se tani po qëndron i mbyllur në shtëpinë e tij, ai ndihet shumë mirë, sepse“për krijuesin vetmia është një domosdoshmëri”. Piktori drejton mesazh ndaj kolegëve të vet nga sferat e ndryshme të artit:

“Sa më shumë prej tyre e ndjekin këtë shembull dhe mundin të tërheqin një numër të madh njerëzish drejt iniciativave të ngjashme, kaq më tepër kombi do të angazhohet me diçka të vlefshme gjatë kohës së izolimit. Në këtë mënyrë do të mund të ruajmë veten dhe nga ana shpirtërore.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD