Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk mjaftojnë maskat dhe dezinfektuesit në të gjithë vendin

Foto: BGNES

Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të masave gjithnjë e më të rrepta të imponuara nga Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit, në bashkitë e vogla ende nuk mjaftojnë maskat dhe dezinfektuesit. Për rrezikun nga infektimi për shkak të mungesës së mjeteve elementare të higjienës alarmojnë mjekët, punonjësit e bashkisë dhe nëpunësit socialë.

“Sigurimi i pajisjeve mbrojtëse si dhe i dezinfektuesve është problemi ynë më i madh - komenton para Radios Kombëtare Bullgare Sillvija Gjeorgjieva, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive. Ndërmarrjet sociale filluan të qepin maska, por akoma nuk ka një rregullim të furnizimeve”.

Një problem tjetër serioz sipas Sillvija Gjeorgjievës është fakti se njerëzit e kthyer nga jashtë nuk i respektojnë kufizimet e imponuara.

Që të mund të arrijnë ushqimi dhe ilaçet deri tek njerëzit e moshuar - të cilët janë të vetmuar, të sëmurë dhe në një gjendje të vështirë, shërbimi pranë bashkisë “Patronazhi Social në Shtëpi” do të riorganizohet në të gjitha 265 bashkitë. Në këtë kohë pjesa më e madhe e bashkive hapën qendra për furnizim të ushqimit dhe të ilaçeve me ndihmën e vullnetarëve.

Masat e tjera të cilat po i ndërmerr Shoqata Kombëtare e Bashkive, prekin heqjen e tarifave në kopshtet e fëmijëve derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme, heqjen e qirasë për objektet tregtare në ambientet e bashkive me veprimtari të ndërprerë, ndërprerjen e praktikës së ndalimit të ujit nga shoqëritë përkatëse në rast se faturat nuk janë paguar.

“Informojmë sistematikisht për ndryshimet në rregullat dhe në afatet, lidhur me kryerjen e projekteve evropiane - tha akoma Sillvija Gjeorgjieva. Kjo është shumë e rëndësishme në këtë moment, me qenë se pjesa më e madhe e afateve të projekteve shtyhen ose zgjaten. Presim një verifikim të mjeteve të fondeve dhe prandaj mundohemi t’i informojmë bashkitë sa më shpejt.”

Ndërkohë nga Inspektorati Rajonal Shëndetësor dhe nga Inspektorati i Punës në qytetin Lloveç shpallën se po fillojnë kontrollime në ndërmarrjet, që të verifikojnë nëse punëdhënësit kanë krijuar kushte të parrezikshme të punës të nëpunësve të vet në lidhje me koronavirusin.

Numri i të infektuarve me koronavirusin në rrethin e Smoljanit (në Bullgarinë Jugore) po rritet - tre veta nga vende të ndryshme të populluara tanimë kanë dhënë rezultat pozitiv. Kurse mbi 100 veta janë në karantinë, me qenë se janë kthyer prej shteteve evropiane. Bashkatdhetarët tanë po vazhdojnë që të kthehen nga Anglia, Gjermania dhe Spanja.

Afro 100 janë dhe qytetarët bullgarë, të cilët janë kthyer prej shteteve të rrezikuara në qytetin jugor bullgar Kërxhali. Ekipe të policisë dhe specialistë mjekësor tanimë bëjnë kontrollime nëpër adresat e bullgarëve të cilët janë kthyer nga jashtë. Është hapur një linjë telefonike për raportim të sinjaleve lidhur me respektimin e masave kundër epidemiologjike. Është pakësuar numri i autobusëve që lëvizin midis vendbanimeve të veçanta.

Në Burgas tashmë ka 6 veta - katër prej të cilëve persona mjekësorë, që janë me mostra të konfirmuara si pozitive të koronavirusit. Në qytet ka 26 gjeorgjianë shumë të shqetësuar, të cilët nuk mund të largohen nga vendi, me qenë se Turqia refuzon t’u sigurojë një korridor të gjelbër. Kurse 8 qytetarëve të tjerë gjeorgjianë në qytetin Burgas u është vënë karantinë.

Nga qyteti i rrethit Jamboll (në Bullgarinë Juglindore) erdhi lajmi për hapjen e ardhshme të repartit të dytë të reanimimit në  spitalin e rrethit. Në të do të shërohen vetëm pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus. Spitali disponon 8 aparate për ventilim të frymëmarrjes, janë porositur akoma 4 të tjera, të cilat priten në kuadrin e 1 muaji. Tani për tani në bashki nuk ka pacientë të regjistruar me Covid-19.Pjesa më e madhe e banorëve të qytetit i respektojnë masat e imponuara, rrugët janë bosh. Orari i vendosur për të bërë pazar në farmaci dhe nëpër dyqanet ushqimore, po kështu pranohen mirë nga qytetarët.

Në qytetin Velingrad, i cili është një prej vendpushimeve në vend,  ka orë nate - pas orës 20 është ndaluar dalja nëpër rrugët e qytetit si e fëmijëve më të vegjël ashtu dhe e adoleshentëve pa shoqërues. Janë ndaluar dhe vajtjet në sheshet e fëmijëve për të lozur, si dhe vajtjet nëpër parqe dhe sheshet sportive me qëllim kufizimin e grumbullimit të njerëzve në një vend.  

Një nga masat e Bashkisë së Kryeqytetit kundër shpërndarjes së koronavirusit përfshin larjen e rrugëve dhe të nënkalimeve me preparate dezinfektuese.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A është zëvendësimi i një kandidature mashkullore me një femër një çelës për marrjen e resorit të dëshiruar në Komisionin e ri Evropian?

Këtë javë pritet që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , të prezantojë zyrtarisht propozimin e saj për strukturën dhe përbërjen e KE-së së re , në të cilën ajo kërkon të arrijë një ekuilibër gjinor në mandatin e saj të dytë në..

botuar më 24-09-11 8.15.PD

Prodhuesit ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Tradicional të Vjeshtës në Razgrad

Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..

botuar më 24-09-11 5.20.PD
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

24 bullgare nga 19 vende janë nominuar për "Bullgarja e Vitit"

Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..

botuar më 24-09-09 3.39.MD