Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të masave gjithnjë e më të rrepta të imponuara nga Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit, në bashkitë e vogla ende nuk mjaftojnë maskat dhe dezinfektuesit. Për rrezikun nga infektimi për shkak të mungesës së mjeteve elementare të higjienës alarmojnë mjekët, punonjësit e bashkisë dhe nëpunësit socialë.
“Sigurimi i pajisjeve mbrojtëse si dhe i dezinfektuesve është problemi ynë më i madh - komenton para Radios Kombëtare Bullgare Sillvija Gjeorgjieva, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive. Ndërmarrjet sociale filluan të qepin maska, por akoma nuk ka një rregullim të furnizimeve”.
Një problem tjetër serioz sipas Sillvija Gjeorgjievës është fakti se njerëzit e kthyer nga jashtë nuk i respektojnë kufizimet e imponuara.
Që të mund të arrijnë ushqimi dhe ilaçet deri tek njerëzit e moshuar - të cilët janë të vetmuar, të sëmurë dhe në një gjendje të vështirë, shërbimi pranë bashkisë “Patronazhi Social në Shtëpi” do të riorganizohet në të gjitha 265 bashkitë. Në këtë kohë pjesa më e madhe e bashkive hapën qendra për furnizim të ushqimit dhe të ilaçeve me ndihmën e vullnetarëve.
Masat e tjera të cilat po i ndërmerr Shoqata Kombëtare e Bashkive, prekin heqjen e tarifave në kopshtet e fëmijëve derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme, heqjen e qirasë për objektet tregtare në ambientet e bashkive me veprimtari të ndërprerë, ndërprerjen e praktikës së ndalimit të ujit nga shoqëritë përkatëse në rast se faturat nuk janë paguar.
“Informojmë sistematikisht për ndryshimet në rregullat dhe në afatet, lidhur me kryerjen e projekteve evropiane - tha akoma Sillvija Gjeorgjieva. Kjo është shumë e rëndësishme në këtë moment, me qenë se pjesa më e madhe e afateve të projekteve shtyhen ose zgjaten. Presim një verifikim të mjeteve të fondeve dhe prandaj mundohemi t’i informojmë bashkitë sa më shpejt.”
Ndërkohë nga Inspektorati Rajonal Shëndetësor dhe nga Inspektorati i Punës në qytetin Lloveç shpallën se po fillojnë kontrollime në ndërmarrjet, që të verifikojnë nëse punëdhënësit kanë krijuar kushte të parrezikshme të punës të nëpunësve të vet në lidhje me koronavirusin.
Numri i të infektuarve me koronavirusin në rrethin e Smoljanit (në Bullgarinë Jugore) po rritet - tre veta nga vende të ndryshme të populluara tanimë kanë dhënë rezultat pozitiv. Kurse mbi 100 veta janë në karantinë, me qenë se janë kthyer prej shteteve evropiane. Bashkatdhetarët tanë po vazhdojnë që të kthehen nga Anglia, Gjermania dhe Spanja.
Afro 100 janë dhe qytetarët bullgarë, të cilët janë kthyer prej shteteve të rrezikuara në qytetin jugor bullgar Kërxhali. Ekipe të policisë dhe specialistë mjekësor tanimë bëjnë kontrollime nëpër adresat e bullgarëve të cilët janë kthyer nga jashtë. Është hapur një linjë telefonike për raportim të sinjaleve lidhur me respektimin e masave kundër epidemiologjike. Është pakësuar numri i autobusëve që lëvizin midis vendbanimeve të veçanta.
Në Burgas tashmë ka 6 veta - katër prej të cilëve persona mjekësorë, që janë me mostra të konfirmuara si pozitive të koronavirusit. Në qytet ka 26 gjeorgjianë shumë të shqetësuar, të cilët nuk mund të largohen nga vendi, me qenë se Turqia refuzon t’u sigurojë një korridor të gjelbër. Kurse 8 qytetarëve të tjerë gjeorgjianë në qytetin Burgas u është vënë karantinë.
Nga qyteti i rrethit Jamboll (në Bullgarinë Juglindore) erdhi lajmi për hapjen e ardhshme të repartit të dytë të reanimimit në spitalin e rrethit. Në të do të shërohen vetëm pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus. Spitali disponon 8 aparate për ventilim të frymëmarrjes, janë porositur akoma 4 të tjera, të cilat priten në kuadrin e 1 muaji. Tani për tani në bashki nuk ka pacientë të regjistruar me Covid-19.Pjesa më e madhe e banorëve të qytetit i respektojnë masat e imponuara, rrugët janë bosh. Orari i vendosur për të bërë pazar në farmaci dhe nëpër dyqanet ushqimore, po kështu pranohen mirë nga qytetarët.
Në qytetin Velingrad, i cili është një prej vendpushimeve në vend, ka orë nate - pas orës 20 është ndaluar dalja nëpër rrugët e qytetit si e fëmijëve më të vegjël ashtu dhe e adoleshentëve pa shoqërues. Janë ndaluar dhe vajtjet në sheshet e fëmijëve për të lozur, si dhe vajtjet nëpër parqe dhe sheshet sportive me qëllim kufizimin e grumbullimit të njerëzve në një vend.
Një nga masat e Bashkisë së Kryeqytetit kundër shpërndarjes së koronavirusit përfshin larjen e rrugëve dhe të nënkalimeve me preparate dezinfektuese.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..