Në se në të vërtetë “të gjithët vijmë nga fëmijëria jonë”, atëherë Emmi Kujanpää me siguri mbart një pjesë prej kulturës muzikore të Republikës së Karelisë – trashëgimia e saj nga prindërit e nënës. Sa i përket interesit të finlandezes së re për folklorin bullgar – të fshehta dhe të çuditshme janë rrugët e njeriut. Incizimet e para bullgare ajo i ka dëgjuar fare rastësisht. Dy kulturat e vjetra janë pjesë e jetës së saj profesionale muzikore tashmë më shumë se 10 vjet. Ato janë dhe në bazë të albumit të saj të parë “Nani”, premiera e të cilit në Finlandë ishte para disa ditësh. Për Radion Bullgarinë Emmi prezantoi veten e saj dhe CD-në e re kështu:
„Unë jam këngëtare dhe kompozitore. Studiova folklorin bullgar gjatë vitit 2009 në Akademinë Muzikore në Plovdiv. Kam mbaruar dhe studimin tim në “Sibelius Academy” në Universitetin e Arteve në Helsinki. Tani jam mësuese në këndim popullor dhe në kantele (vegël muzikor finlandeze, një lloj qesteje) në të njëjtën akademi dhe nëKäpylä Music(shkollën muzikore për muzikëpopullore finlandeze dhe për world music). Këngët nga projekti im i ri janë krijuar në bazë të dy traditave muzikore – ajo bullgare dhe ajo kareliane. Janë incizuar në televizionin Kombëtar Bullgar dhe nëMusic Centre në Helsinki.“
Në album merr pjesë “Misteri i Zërave Bullgare – Akademia Vokale” (Le Mystere des Voix Bulgares Vocal Academy). Dirigjentja është profesoresha Dora Hristova, e cila është ish profesoreshë në Akademinë muzikore në Plovdiv. Ndër studentët e saj ka qenë vetë Emmi Kujanpää.
„Isha befasuar aq mirë me përparimin e e saj të shpejtë – i kujtohet profesoresha Hristova. – Ajo përvetësoi teknikën e këndimit folklorik, mësoi shumë këngë bullgare. Incizoi dhe një CD me pjesëmarrjen e dy kuarteteve – një bullgar dhe një finlandez. Ishte shumë interesante sepse repertori ishte prej këngëve bullgare dhe finlandeze. Albumi, të cilin po e prezantojmë, është vetëm prej kompozimeve autorja e të cilave është vetë Emmi. Vajzat nga kori e pëlqejnë shumë muzikën e saj dhe e ekzekutojnë me kënaqësi të madhe. Kurse “Nani” është produkti i parë i Akademisë sonë Muzikore”.
Albumi ishte prezantuar në koncerte në Bullgari, kurse më 13 mars muzika e tij tingëlloi dhe në Helsinki përpara vetëm ca personash në sallë.
“Ky realitet i ri i koronavirusit është pak i trishtueshëm, por s’ka se çfarë të bëjmë, duhet të përshtatemi me situatën” – tha Emmi Kujanpää dhe sqaroi se koncerti është transmetuar në internet dhe mund të dëgjohet.
„Këngën e parë e shkrova para pak kohe – tha ajo. Kemi një organo të vogël në shtëpi dhe vajza ime i binte asaj. Duke e dëgjuar atëmë erdhi ideja për “Ndriçoi dielli – Vuota Vuota”. Melodia e saj është në stilin e këngëve popullore të malit të rodopeve (Buëllgari jugore), kurse refreni është në gjuhën kareliane. Kënga “Nani” i është kushtuar Perëndisë së Tokës. Kënga Celestia (Perëndia e Qiellit) lindi me idenë e profesoreshës Hristova, e cila më tha se do të ishte interesante, po të shkruaja një këngë për kor dhe kantele.Pikërisht atëherë udhëtova nga Bullgaria për në Helsinki me avion, me një fluturim nate. Kjo ishte koha e një rriti finlandez në fillim të verës dhe në rajonin e Helsinkit ishin ndezur shumë zjarre. Muzika pasqyron pikërisht këtë bukuri që e pash nga avioni”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..