Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Folklori ugrofin е takon atë bullgar në albumin e parë të Emmi Kujanpää

Foto: Venla Helenius

Në se në të vërtetë “të gjithët vijmë nga fëmijëria jonë”, atëherë Emmi Kujanpää me siguri mbart një pjesë prej kulturës muzikore të Republikës së Karelisë – trashëgimia e saj nga prindërit e nënës. Sa i përket interesit të finlandezes së re për folklorin bullgar – të fshehta dhe të çuditshme janë rrugët e njeriut. Incizimet e para bullgare ajo i ka dëgjuar fare rastësisht. Dy kulturat e vjetra janë pjesë e jetës së saj profesionale muzikore tashmë më shumë se 10 vjet. Ato janë dhe në bazë të albumit të saj të parë “Nani”, premiera e të cilit në Finlandë ishte para disa ditësh. Për Radion Bullgarinë Emmi prezantoi veten e saj dhe CD-në e re kështu:

Unë jam këngëtare dhe kompozitore. Studiova folklorin bullgar gjatë vitit 2009 në Akademinë Muzikore në Plovdiv. Kam mbaruar dhe studimin tim në “Sibelius Academy” në Universitetin e Arteve në Helsinki. Tani jam mësuese në këndim popullor dhe në kantele (vegël muzikor finlandeze, një lloj qesteje) në të njëjtën akademi dhe nëKäpylä Music(shkollën muzikore për muzikëpopullore finlandeze dhe për world music). Këngët nga projekti im i ri janë krijuar në bazë të dy traditave muzikore – ajo bullgare dhe ajo kareliane. Janë incizuar në televizionin Kombëtar Bullgar dhe nëMusic Centre në Helsinki.“

Foto: Ambasada e Finlandës në Bullgari

Në album merr pjesë “Misteri i Zërave Bullgare – Akademia Vokale” (Le Mystere des Voix Bulgares Vocal Academy). Dirigjentja është profesoresha Dora Hristova, e cila është ish profesoreshë në Akademinë muzikore në Plovdiv. Ndër studentët e saj ka qenë vetë Emmi Kujanpää.

Isha befasuar aq mirë me përparimin e e saj të shpejtë – i kujtohet profesoresha Hristova.  – Ajo përvetësoi teknikën e këndimit folklorik, mësoi shumë këngë bullgare. Incizoi dhe një CD me pjesëmarrjen e dy kuarteteve – një bullgar dhe një finlandez. Ishte shumë interesante sepse repertori ishte prej këngëve bullgare dhe finlandeze. Albumi, të cilin po e prezantojmë, është vetëm prej kompozimeve autorja e të cilave është vetë Emmi. Vajzat nga kori e pëlqejnë shumë muzikën e saj dhe e ekzekutojnë me kënaqësi të madhe. Kurse “Nani” është produkti i parë i Akademisë sonë Muzikore”.

Albumi ishte prezantuar në koncerte në Bullgari, kurse më 13 mars muzika e tij tingëlloi dhe në Helsinki përpara vetëm ca personash në sallë.

“Ky realitet i ri i koronavirusit është pak i trishtueshëm, por s’ka se çfarë të bëjmë, duhet të përshtatemi me situatën” – tha  Emmi Kujanpää dhe sqaroi se koncerti është transmetuar në internet dhe mund të dëgjohet.

Këngën e parë e shkrova para pak kohe – tha ajo. Kemi një organo të vogël në shtëpi dhe vajza ime i binte asaj. Duke e dëgjuar atëmë erdhi ideja për “Ndriçoi dielli – Vuota Vuota”. Melodia e saj është në stilin e këngëve popullore të malit të rodopeve (Buëllgari jugore), kurse refreni është në gjuhën kareliane. Kënga “Nani” i është kushtuar Perëndisë së Tokës. Kënga Celestia (Perëndia e Qiellit) lindi me idenë e profesoreshës Hristova, e cila më tha se do të ishte interesante, po të shkruaja një këngë për kor dhe kantele.Pikërisht atëherë udhëtova nga Bullgaria për në Helsinki me avion, me një fluturim nate. Kjo ishte koha e një rriti finlandez në fillim të verës dhe në rajonin e Helsinkit ishin ndezur shumë zjarre. Muzika pasqyron pikërisht këtë bukuri që e pash nga avioni”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD