Tani për tani rastet e regjistruara të COVID-19 në Bullgari janë 31, një prej të infektuarve – një grua me probleme të zemrës, vdiq. Mosha e të sëmurëve është e ndryshme. Nga të gjithë 30 pacientët 10 nuk kanë aspak simptoma.
Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se megjithë gjendjen e jashtëzakonshme Bullgaria nuk ka shpallur kufizime në kufijtë e saj shtetërorë për shtetasit bullgarë. Ata mund të hyjnë në territorin e vendit, pavarësisht se nga ku vijnë, por me vendim të Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit do të vendosen në karantinë 14 ditore të gjithë që kthehen nga shtetet e riskut – Italia, Spanja, Irani, Republika e Koresë, Kina.
Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov na siguroi se Bullgaria garanton kalimin e qetë përmes territorit të saj, përfshi këtu dhe transportin transit. E njëjta gjë i përket transportit ajror dhe atij hekurudhor.
Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev aktualizoi masat kundërepidemike në territorin e Bullgarisë deri në 29 mars 2020, duke ndaluar vizitat në qendrat e mëdha tregtare, me përjashtim të bankave dhe të kompanive të sigurimeve.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dje çoi në blerjen në masë të ushqimeve dhe të materialeve higjienike nga dyqanet. Ministrja e Bujqësisë Desisllava Tanva na siguroi se nuk ka shkak për panik, sepse prodhuesit bullgarë të produkteve ushqimore mund të kënaqin nevojën për disa muaj përpara.
Aktualisht shtëpitë turistike në male janë të mbyllura.
Qarku i Sofjes do të marrë nga Kina një dhuratë prej 6000 maskave mbrojtëse, të cilat do të mbërrijnë në vend deri në fund të javës tjetër.
Rekomandimet e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme në lidhje me koronavirsin mund të lexohen në bullgarisht: https://www.mfa.bg/bg/customnews/main/24736 dhe në anglisht: https://www.mfa.bg/en/customnews/main/24737Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..