Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë dirigjentin Vlladimir Kiraxhiev

Në atdhe mora një përgatitje serioze profesionale, kurse në Vjenë u zhvillova si muzikant

Foto: arkiv personal

Profesor në degën e dirigjimit operistik  në Universitetin për Muzikë dhe Arte Skenike në Vjenë Universität für Musik und darstellende Kunst Wien, dirigjent i parë i ftuar në Opera na Zamku - Poloni, pjesëmarrës i përhershëm në International Opera Music Festival në Pallatin Sigulda (Letoni)...Udhëtimet muzikore të Vlladimir Kiraxhievit prej viteve kalojnë edhe përmes Bullgarisë, ku ai ka lindur dhe ku gjatë viteve 80 të shekullit të 20 ka marrë arsimin e tij në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”-kompozicion, dirigjim orkestrash dhe koresh. Si student ka mësuar në kurset e Kurt Masur, Franco Ferrara dhe Carl Osterreicher, i cili e ftoi në Vjenë për një kualifikim pasuniversitar. Që nga atëherë Vlladimiri dhe familja e tij janë në kryeqytetin austriak.

Muzikantët e brezit tim patëm fatin e mirë për të mbaruar arsim të shkëlqyeshëm në Bullgari. Nuk e di se si është tani, por të gjithë ne nga brezi im, të cilët nuk banojmë përhershëm në Bullgari, “eksportuam” jashtë një përgatitje shumë serioze profesionale. Duke filluar nga lëndët teorike mësimore, mësimet praktike në specialitet e gjer tek Orkestra Simfonike Akademike... Atëherë fillova punë në Teatrin e Operës për studentë në Sliven, ku dirigjoja vepra të jashtëzakonshme, gjë për të cilën studentë e sotëm vetëm mund të ëndërrojnë... Asgjëkund në botë vepra të tilla nuk dirigjohen nga dirigjentë kaq të rinj. Ky ishte një shans shumë i madh për mua. Kur shkova në Vjenë, mund të dirigjoja vepra më të ndryshme. U nisa më 11 qershor 1990. Një ditë para kësaj u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike në Bullgari dhe madje isha anëtar i komisionit të revizionit. Isha i qartë se pas këtyre tronditjeve serioze politike arti shumë kohë do të ishte në plan të dytë. Vendosa të shkoj atje, ku artet vlerësohen. E gjeta veten në mesin e profesionistëve të jashtëzakonshëm, njerëz që i ishin përkushtuar muzikës. Duhej të filloja të ecja me ritmin e tyre shumë shpejt. Që në vetë fillimin udhëtoja shumë – në Poloni, më vonë edhe në Rusi, ku isha i ftuar si dirigjent. Shumë kohë isha kryedirigjent i Filarmonisë në Rzhenov të Polonisë. Më parë jepja mësime në Akademinë në Vjenë.

Gjatë disa viteve të fundit jap mësime në dirigjimin operistik, para kësaj shumë kohë jepja mësime në disiplinat teorike. Ndër studentët e mi ishin Najden Todorov, Kirill Petrenko dhe Petr Popelka."

Vlladimir Kiraxhiev ka dhënë koncerte dhe ka incizuar me një sërë orkestrash simfonike në mbarë Evropën, si dhe në Japoni, Kinë, Amerikën Jugore... Gjatë janarit dirigjoi një koncert të Filarmonisë së Sofjes Do të ketë dhe shfaqje të tjera si dirigjent orkestrash, por siç thotë vetë ai kohët e fundit “e ka vendosur theksin” diku tjetër.

Vitet e fundit u specializova kryesisht në operë. Po vazhdoj të jem i bindur se atje puna e dirigjentit është shumë e përgjegjshme. Më pëlqen të punoj me këngëtarët, megjithëse sipas shumë prej kolegëve të mi ata janë njerëz të çuditshëm, të cilët e ndryshojnë tempin, i zgjatin papritmas tonet... Për mua opera është vendi të cilin dirigjenti e arrin pas vitit të tij të 40.

Përveç në Stetin të Polonisë marr pjesë në premiera operistike dhe në vende të tjera.Çdo vit jam dirigjent i International Opera Music Festival në Pallatin Sigulda – Letoni. Festivali ekziston tashmë 30 vjet, ndërsa unë jam pjesë e tij 25 vjet. Po punoj me këngëtarë të mrekullueshëm nga skenat botërore. Më pëlqen të punoj me formacionet dhe solistët bullgarë. Gëzohem shumë duke parë se si Filarmonia, Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, disa orkestra operistike me dirigjentë të mirë arrijnë të përgatisin me paratë e pakta që marrin një program të bukur, të përfshijnë vepra origjinale, të cilat e zhvillojnë formacionin, të mirëmbajnë një atmosferë të mirë pune. Me orkestra të tilla në Bullgari krijohen gjëra të jashtëzakonshme."

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD