Ambasadorja e Uashingtonit në Sofje Hero Mustafa njoftoi se brenda disa ditëve të ardhshme do të shpallet emri i bullgarit të parë me ndalim për hyrje në territorin e ShBA-së. Diplomatja shpjegoi se kjo do të bëhet në përputhje me urdhëresën e Kongresit, e cila i jep mundësi Sekretarit shtetëror të SHBA-së që të shpallë emrat e zyrtarëve të lidhur me veprimtari korruptive. Në të ardhmen do të ketë dhe bullgarë të tjerë me të njëjtin ndalim, bëri të ditur zonja Mustafa.
Gjatë marsit është planifikuar vizita e parë në Bullgari e ndihmës-sekretarit shtetëror për çështjet konsullore për bisedime sa i përket programit “Work and Travel”, i cili u jep mundësi 5 mijë studentëve bullgarë të kalojnë verën në SHBA.
Në lidhje me domosdoshmërinë për shqyrtimin e diversifikimit energjetik nga pikëpamja praktike, jo vetëm parimore, është planifikuar dhe vizita e dytë e delegacionit prej ekspertëve energjetikë në Bullgari, tha gjithashtu Ambasadorja amerikane.Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..