Ambasadorja e Uashingtonit në Sofje Hero Mustafa njoftoi se brenda disa ditëve të ardhshme do të shpallet emri i bullgarit të parë me ndalim për hyrje në territorin e ShBA-së. Diplomatja shpjegoi se kjo do të bëhet në përputhje me urdhëresën e Kongresit, e cila i jep mundësi Sekretarit shtetëror të SHBA-së që të shpallë emrat e zyrtarëve të lidhur me veprimtari korruptive. Në të ardhmen do të ketë dhe bullgarë të tjerë me të njëjtin ndalim, bëri të ditur zonja Mustafa.
Gjatë marsit është planifikuar vizita e parë në Bullgari e ndihmës-sekretarit shtetëror për çështjet konsullore për bisedime sa i përket programit “Work and Travel”, i cili u jep mundësi 5 mijë studentëve bullgarë të kalojnë verën në SHBA.
Në lidhje me domosdoshmërinë për shqyrtimin e diversifikimit energjetik nga pikëpamja praktike, jo vetëm parimore, është planifikuar dhe vizita e dytë e delegacionit prej ekspertëve energjetikë në Bullgari, tha gjithashtu Ambasadorja amerikane.Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..