Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është mes vendeve të para për nga përdorimi i burimeve rinovuese energjetike

Foto: arkiv

Kohët e fundit të panjohurat rreth fatit të termocentraleve me qymyre dhe fati jo i qartë i centralit të dytë bërthamor të planifikuar në Bullgari sikurse u hodhën hije problemeve rreth burimeve rinovuese energjetike. Kurse ato po bëhen gjithnjë e më aktuale në sfondin e pothuajse të gjitha ndryshimeve klimatike, të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva  paralajmëroi se “Bullgaria nuk duhet të mbetet prapa politikave të gjelbra, sepse ekonomia e ulët e karbonit do t’u japë një shtytje të re investimeve dhe do ta ndihmojë krijimin e vendeve të reja të punës”.

Kurse rrezik nga një vonim i tillë ka, pavarësisht nga rezultatet e mira të deritanishme në fushën e burimeve rinovuese të energjisë dhe të pjesës së tyre në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike në vend. Bullgaria disponon 701 MW kapacitet të instaluar me burim primar energjie - erën, 1043 MW - nga dielli, 3204 MW - nga uji dhe 78 MW - nga biomasa.

Sipas Eurostatit Bullgaria është një nga 12 vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat kanë arritur qëllimet e veta për burimet rinovuese të energjisë. Gjatë një konsumi mesatar bruto prej 18% në Bashkimin Evropian, pjesa e këtyre burimeve në Bullgari gjatë vitit 2018 është 20,5% nga energjia e përgjithshme e konsumuar, që është mbi nivelin prej 18,7% të arritur gjatë vitit 2017 dhe larg mbi nivelin e planifikuar prej 16% për vitin 2020.Eurostat konstaton se gjatë vitit të largët 2004 ky raport për Bullgarinë ka qenë vetëm 9,2% para se të fillojë të rritet vazhdimisht duke arritur kulmin prej 20,5% gjatë 2018-ës. Duhet të kihet parasysh se përqindja e burimeve rinovuese energjetike në konsumin përfundimtar bruto është një prej treguesve kryesorë të strategjisë “Evropa 2020”. Qëllimi është që përqindja e energjisë së burimeve rinovuese energjetike në BE të arrijë të paktën 32 % deri në vitin 2030. Nëse kjo do të bëhet apo jo, nuk është e qartë, përfshi këtu edhe për Bullgarinë.

Sidoqoftë, Bullgaria, Franca dhe Greqia premtuan të aktualizojnë qëllimet e tyre kombëtare për energjinë rinovuese dhe të rritin pjesën e llojeve të ndryshme të burimeve rinovuese energjetike – si era, dielli etj., përkatësisht deri në 27%, 33% dhe 35% prej konsumit të energjisë deri në vitin 2030, bëri të ditur Euractiv. Një analizë e ARENA (Organizata Ndërkombëtare për Energjinë Ronovuese) për potencialin e vendeve nga BE-ja tregon se deri në vitin 2030 Bullgaria mund të arrijë 35 për qind të pjesës së burimeve rinovuese të energjisë në konsumin përfundimtar të energjisë prej erës. Një sërë ekspertësh e vënë nën pikëpyetje këtë qëllim, duke pasur parasysh likuidimin e stimujve financiarë për centralet për burimet rinovuese energjetike. Me korrigjimet e miratuara nga Parlamenti vitin e kaluar në Ligjin për Energjetikën, burimet e vogla rinovuese energjetike dalin në bursën energjetike. Prodhuesit e energjisë elektrike nga burimet rinovuese energjetike me kapacitet të përbashkët të instaluar nga 1 deri në 4 MW do të kalojnë nga çmimet preferenciale drejt çmimit të tregut dhe një kontrate për kompensim me shpërblim. Kjo shkakton pakënaqësinë e pronarëve të centraleve të vogla, të cilët mendojnë se me këto masa pakësohen të ardhurat e tyre.

Është vështirë të arrihet balancë midis treguesve ekonomikë dhe atyre ekologjikë, sidomos në energjetikë dhe për këtë vetë Komisioni Evropian konstaton se aplikimi në shkallë të gjerë i energjisë rinovuese vonohet ndaj parametrave të miratuara. Burimet rinovuese energjetike në Bullgari mbeten burimi margjinal i energjisë elektrike për llogari të centraleve elektrike me qymyre dhe atyre bërthamore, të cilat nuk do të mbyllen së shpejti. Përkundrazi, jeta e termocentraleve do të zgjatet, ndërsa përveç centralit atomik “Kozlloduj” do të ndërtohet edhe një tjetër në Belene.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva, Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD