Që nga 1 prilli Agjencia bullgare e Punësimit do të nisë platformën EURES në sajtin e vet. Në të do të mund të regjistrohen të gjithë bullgarët me arsim të lartë, të cilët dëshirojnë të kthehen në Bullgari dhe të gjejnë punë tek ne.
Ata do të mund të zgjedhin shërbime për ndihmë mujore me vlerë 600 euro, tha ministrja sociale Denica Saçeva. Spesialistët do të mund të aplikojnë në kuadrin e këtij programi për mbështetje financiare për pagimin e qirasë së banesës, në se dëshirojnë të vendosen në ndonjë vendbanim në Bullgari, ku nuk disponojnë shtëpi të vet. Do të mund të përdorin dhe shërbimet e një dadoje, të siguruar nga zyrat e punësimit, në se nuk mund të gjejnë vend për fëmijën e tyre në çerdhet apo në kopshtet shtetërore të fëmijëve.
Do të mund të marrin dhe më shumë para nga shteti, në se zgjedhin ndonjë vend ku pagat janë tepër të ulëta. Në se ndonjë anëtar i familjes nuk di gjuhën bullgare, ai do të ketë të drejtën të frekuentojë kurs për mësimin e gjuhës, shpjegoi zonja Saçeva.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..