Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy detarë bullgarë u zhdukën në Detin Norvegjez

Foto: dnes.bg

Dy detarë bullgarë nga anija “Stara Pllanina” e kompanisë bullgare të transportit detar janë zhdukur më 2 janar, pasi janë rrëmbyer nga dallga prej nëntë metrash gjatë një stuhie në Detin Norvegjez.

Pavarësisht kërkimit të filluar menjëherë pas incidentit, në të cilin kanë marrë pjesë dy helikopterë, dy shtetasit bullgarë nuk janë gjetur dhe Qendra detare e koordinimit të Norvegjisë ka përfunduar operacionin e shpërimit.

Në kushtet e këqija atmosferike, erën e fortë dhe dallgët prej tetë metrash, njerëzit që kanë rënë në det nuk mund të mbijetojnë aq shumë orë me radhë. Prandaj dhe kërkimi është përfunduar, informoi Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.

Anija ndodhet në det të hapur – 400 km.  në jugperëndim të qytetit Bodo. Ekuipazhi i anijes së mallrave “Stara Pllanina” është prej 19 vetash – 18 bullarë dhe një ukrainas.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritja e çmimit shtesë të produkteve të qumështit në Bullgari kalon 100%

Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..

botuar më 25-02-13 10.33.PD

Rinovimi i aeroportit “Graf Ignatievo” do të kushtojë mbi 110 milionë euro

Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht.  Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..

botuar më 25-02-13 10.14.PD

Parashikimi i motit për 13 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..

botuar më 25-02-12 7.35.MD