Dy detarë bullgarë nga anija “Stara Pllanina” e kompanisë bullgare të transportit detar janë zhdukur më 2 janar, pasi janë rrëmbyer nga dallga prej nëntë metrash gjatë një stuhie në Detin Norvegjez.
Pavarësisht kërkimit të filluar menjëherë pas incidentit, në të cilin kanë marrë pjesë dy helikopterë, dy shtetasit bullgarë nuk janë gjetur dhe Qendra detare e koordinimit të Norvegjisë ka përfunduar operacionin e shpërimit.
Në kushtet e këqija atmosferike, erën e fortë dhe dallgët prej tetë metrash, njerëzit që kanë rënë në det nuk mund të mbijetojnë aq shumë orë me radhë. Prandaj dhe kërkimi është përfunduar, informoi Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.
Anija ndodhet në det të hapur – 400 km. në jugperëndim të qytetit Bodo. Ekuipazhi i anijes së mallrave “Stara Pllanina” është prej 19 vetash – 18 bullarë dhe një ukrainas.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..