Dy detarë bullgarë nga anija “Stara Pllanina” e kompanisë bullgare të transportit detar janë zhdukur më 2 janar, pasi janë rrëmbyer nga dallga prej nëntë metrash gjatë një stuhie në Detin Norvegjez.
Pavarësisht kërkimit të filluar menjëherë pas incidentit, në të cilin kanë marrë pjesë dy helikopterë, dy shtetasit bullgarë nuk janë gjetur dhe Qendra detare e koordinimit të Norvegjisë ka përfunduar operacionin e shpërimit.
Në kushtet e këqija atmosferike, erën e fortë dhe dallgët prej tetë metrash, njerëzit që kanë rënë në det nuk mund të mbijetojnë aq shumë orë me radhë. Prandaj dhe kërkimi është përfunduar, informoi Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.
Anija ndodhet në det të hapur – 400 km. në jugperëndim të qytetit Bodo. Ekuipazhi i anijes së mallrave “Stara Pllanina” është prej 19 vetash – 18 bullarë dhe një ukrainas.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..