Po fillojmë me një vepër të Bortniansky në interpretim të një prej artistëve më të mëdhenj operistikë në botë – basi i madh bullgar Boris Hristov. Në interpretim e vet ai e ka ndryshuar tekstin kishtar duke e shndërruar në një lutje për mirëqenie, paqe, shëndet dhe shpëtim të popullit të krishterë bullgar. Incizimi është realizuar me korin e tempullit “Shën Aleksandër Nevski”.
Le t’i kushtojmë vëmendje edhe brezit të ri të interpretuesve bullgarë të muzikës klasike, të cilët na sollën shumë emocione të këndshme me sukseset e tyre. Pa dyshim suksesi më i madh është çmimi i parë i pianistit të ri Emanuil Ivanov në Konkursin Ndërkombëtar për Pianistë “Ferruccio Busoni”. Pas kësaj Emanuil, i cili bën studime në Konservatorin Mbretëror në Birmingham, u paraqit edhe në skenën bullgare – në një koncert të laureatëve të Konkursit Ndërkombëtar “Virtuozë të rinj” dhe në programin e festivalit të autoritetshëm “Piano Ekstravaganca”
Nuk është e mundur të numërojmë të gjitha konkurset ndërkombëtare, ku Zornica Illarionova ka fituar çmime gjatë viteve të fundit. Prandaj do të përmendim vetëm tri prej tyre: Suna Kan – Ankara (çmim i dytë), Manhattan – SHBA, i cili është nën patronazhin e pianistit me famë botëroreIvo Pogorelić (çmim i dytë dhe medalje e argjendtë), Johann Sebastian Bach – Fukuoka, Japoni (laureat i çmimit të parë dhe çmim për interpretimin më të mirë të veprave të Debussy). Sivjet Zornica ishte soliste e disa orkestrave simfonike në Turqi, e Filarmonisë së Sofjes dhe Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes”, e Orkestrës së Dhomës – Haskovo etj.
“Fëmija – çudi dhe titani” – kështu u titullua koncerti, me të cilin Filarmonia e Sofjes filloi stinën e vet të re krijuese, me dirigjent-mysafir Sasha Gjotcel. Solisti në Koncertin për Piano dhe Orkestër Nr. 9 të Mozartit ishte 12 vjeçari Ivajllo Vasilev, të cilin jo rastësisht e quajnë “Mozartin e vogël”. Ai tahsmë ka në biografinë e vet disa çmime ndërkombëtare, ndër të cilat janë vendi i parë i“Shtellkunçik” /”Thyerësja e lajthive”/. Nxënësi në klasën e gjashtë të Shkollës Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” vazhdon të fitojë nota të shkëlqyera si nga publiku, ashtu dhe nga specialistët.
Duke rikujtuar sukseset e interpretuesve tanë të rinj, le të mos harrojmë ata, të cilët në kohëra të ndryshme kanë ecur në rrugët drejt skenave botërore. Një prej tyre është violinisti Petër Dellçev, i cili në fund të dhjetorit mbushi 70 vjeç. Me këtë rast interpretimet e tij u transmetuan nga Radioja Kombëtare Bullgare /BNR/ dhe nga Radioja е Këlnit /WDR/. Karriera e tij filloi si një “fëmijë-çudi”. Në moshën 14 vjeçe ai u bë fituesi i madh i “Jaroslav Kocian” në Çeki. Pasuan dhjetëra koncerte të virtuozit në skenat bullgare dhe të huaja. Ai është i vetmi bullgar, i cili ka fituar çmime në konkursin “Paganini” në Gjenovë.
Libiamo ne' lieti calici (e ashtuquajtura “Dolli”) prej operës “Traviata” të Verdit gjithmonë na sjell emocione festive. E quajnë himnin gazmor të fillimit të ri, të shpresave dhe ëndrrave të reja. Zhodhëm një interpretim të mrekullueshëm dhe shumë të gëzueshëmtë studentëve të klasës së mjeshtërisë të Rajna Kabaivanskës. Disa prej studentëve, të cilët këndojnë në incizimin e vitit 2011, sot janë në skenat e mëdha, ndërsa këngëtarja operistike bullgare me famë botërore u kthye edhe gjatë vitit 2019 për klasën e saj të radhës të mjeshtërisë me talentet e reja. Le t’u urojmë atyre sukses edhe gjatë vitit të ri 2020, si dhe të gjithë interpretuesve dhe krijuesve muzikorë bullgarë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..