Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për adhuruesit e folklorit bullgar - koncerte të suksesshme, albume të reja dhe dy rekorde

Theksat folklorikë të vitit 2019

Gjatë vitit 2019 adhuruesit e muzikës popullore bullgare përjetuan çaste emociononte me instrumentistët dhe këngëtarët popullorë. Në historinë e vitit folklorik 2019 do të mbeten dhjetëra koncerte të suksesshme në vendin tonë dhe jashtë shtetit, albume të reja, veprimtari të ndryshme dhe dy rekorde...

Kori Popullor i Grave “Angelite” me dirigjente Katja Barullova regjistroi në biografinë krijuese një disk të ri dhe disa shfaqje emocionale. Në fund të shtatorit kori dha koncerte në pesë qytete të Japonisë. Veprimtaritë ishin në lidhje me tre përvjetorë në marrëdhëniet dypalëshe – 80 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, 60 vjet nga rimëkëmbja e tyre dhe 110 vjet nga fillimi i kontakteve zyrtare. Një nga koncertet ishte shfaqja e përbashkët e korit me kompozitorin më të njohur të muzikës për video lojëra Micuda – tha Katja Barullova. – Interesi i publikut ishte i madh. Në sallën Sumida Triphony Holl – Tokio bashkë me grupin japonez Hosihigatami realizuam projektin “Lutje për harmoni”. Pas Japonisë realizuam turne të suksesshëm në Gjermani dhe në Belgjikë.

Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev” filloi sezonin 2019-2020 me një shfaqje në të cilën prezantohen momente nga dasma tradicionale bullgare. Tashmë shfaqja u prezantua në shumë qytete të vendit ku u mirëprit nga publiku. Ansambli u krijua në vitin 1951 nga kompozitori i njohur bullgar Filip Kutev, emrin e të cilit e mban edhe më sot. Ansambli ka dhënë koncerte në Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë. Sot udhëheqëse artistike është e bija e themeluesit - Elena Kuteva. Shfaqja në fjalë është sipas muzikës së kompozitorit Filip Kutev dhe përbën një lexim të ri të një shfaqjeje tjetër realizuar nga Ansambli në vitin 1964.

Ansambli “Pirin” shënoi përvjetorin e 65-të me një sërë koncertesh, turnesh të suksesshëm dhe çmimesh prestigjioze.

Ansambli disponon një repertor të pasur këngësh autentike dhe të përpunuara nga të gjitha krahinat folklorike të vendit. Biografia krijuese e ansamblit përfshin më se 10 mijë koncerte si në vendin tonë ashtu edhe në më se 60 shtete të mbarë botës. Vite me radhë dirigjent i ansamblit ishte Kirill Stefanov, ndërsa sot vendin e tij e zë këngëtari i njohur popullor Danisllav Kehajov.

Këngëtaret me zërin më të ulët dhe me zërin më të fortë janë bullgare dhe të dy ata janë përfaqësuese të Krahinës Folklorike të malit Rodopa. Rekordet e tyre u dokumentuan dhe u përfshin në Librin Gines. Në fund të vitit 2018 Smiljana Zaharieva dëshmoi se ka zërin më të fuqishëm që mund ta imagjinoni – fuqia e tij tejkalon 130 decibel. Albumi i saj “Çfarë të kam bërë, moj vashë” doli në vitin 1997. Ajo këndon në shoqërim të Orkestrës “Pllovdiv” dhe të gajdexhiut të njohur Dafo Trendafillov.

Bullgarja Marijana Pavllova nga qyteti Smoljan të Bullgarisë Jugore u njoh këngëtarja me zërin më të ulët në planet. Rekordi është incizuar në studion e Andy Brook – muzikant i muzikës rock, i cili ka punuar me shumë këngëtarë të shquar nga skena e muzikës pop dhe rock. Marijana Pavllova ka kënduar në shumë grupe folklorike bullgare. 16 vjet nga karriera e saj ishin në Ansamblin e qytetit të lindjes “Rodopa” – Smoljan. Pas kësaj ishte pjesë e koreve “Vanja Moneva” (atëherë i quajtur “Zërat Kozmikë”), “Dragostin Folk Nacional”, “Zërat e mëdhenj bullgarë” dhe në formacionet e dhomës – në kuartetin “Sllavej”(“Bilbili”) dhe në Trion “Rodopeja” ku këndon bashkë me nënën Hristina Ljutova dhe me këngëtaren Verginija Ovçarova - tre alte të mrekullueshme bullgare...

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: philipkoutev.com, mfa.bg, bti.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD