Duke e vënë në sprovë besimin e Abrahamit, Zoti e urdhëroi të sakrifikojë djalin e tij të vetëm Isak. Por në momentin , në të cilin babai mori thikën për të vrarë birin, një engjëll i Zotit thirri nga qielli, që të ndalojë dorën e tij.
Tregimi nga Dhiata e Vjetër për sakrificën e Abrahamit është një nga proverbat e përshkruar në Bibël, për ndërhyrjen e engjëjve në fatin njerëzor. Sipas Ungjillit, Kryeengjëlli Gavril i dha lajmin e mirë Virgjëreshës Mari se ajo do të lindë Birin e Zotit, kurse pas lindjes së Tij , Kryeengjëlli e paralajmëroi Josifin ta shpjerë në Egjipt, kur mbreti Irod urdhëroi të vriten të gjithë foshnjat në Betlehem . Përpara varrit të Krishtit, përsëri engjëlli u paraqit grave miroprurëse, të cilat kanë ardhur ta lyejnë trupin e Tij, që t’i lajmërojë për Ngjalljen e Shpëtimtarit.
Në jetën tonë tokësore, pavarësisht se si të krishterë mbështetemi në mbrojtjen e Zotit, ne kemi frikë, e humbasim veten në zgjedhjet e vështira, e ndjejmë veten të dobët dhe të vetmuar. Prandaj dhe besimi, se pranë nesh gjithmonë qëndron një krijesë qiellore, të cilën Zoti e ka zgjedhur posaçërisht që të na drejtojë dhe të na mbrojë, na jep ndjenjën për qetësi dhe qëndrueshmëri. Me të ashtuquajturin engjëll mbrojtës ne ndajmë momentet e mira dhe të këqija, mundohemi që me zemrën tonë t’i dëgjojmë udhëzimet të cilat na i jep ai, dhe nganjëherë ndaj tij i drejtojmë lutjet tona, siç e bëjmë me Jezu Krishtin, me Nënën e Zotit dhe shenjtorët.
Besojmë se në ritin e pagëzimit, çdo një prej nesh merr engjëllin e vet mbrojtës. Dhe më e tmerrshmja nga të gjitha është që ta zhgënjejmë këtë engjëll me veprat tona – thotë ati Angel Angjelov, nga kisha e kryeqytetit “Shën Sofia”. Ka një mori të pikturave fetare me këtë tematikë, të cilat pasqyrojnë sesi engjëlli, në momentet e tmerrshme dhe të vështira në jetën e njeriut, ndërhyn që të evitojë tragjedinë. Ne besojmë po kështu, se pikërisht engjëlli-mbrojtës na ndihmon, kur duam që të lartësohemi shpirtërisht, sepse si të krishterë për ne më e rëndësishmja është të synojmë drejt Zotit tonë.
Dhe me qenë se njeriu gjithmonë përpiqet “të veshë” në “rroba” materiale atë, e cila gjendet përtej shqisave të tij, në krijimet e piktorëve engjëjt janë pikturuar si njerëz jashtëzakonisht të bukur.
Histori të shumta për paraqitjen e engjëjve në pamje njerëzore u japin bazë artistëve të pikturojnë dhe të paraqesin këto krijesa të Zotit në formën njerëzore-sqaron ati Angjell. Por, që të tregojnë thelbin e tyre qiellor , engjëjve u venë krahë. Në disa kisha jo bullgare bile mund të vihen re pupla, për të cilat thuhet se janë të engjëjve, por kjo kuptohet nuk është e vërtetë. Sipas kishës sonë engjëjt janë të pa trupë, me fjalë të tjera nuk mbajnë asgjë nga ana materiale e kësaj bote. Në kapitullin e parë të Biblës – Zanafilla, thuhet se, në fillim Zoti krijoi qiellin dhe tokën. Dhe sipas shpjegimit të etërve të kishës nën fjalën “qiell” ata kuptojnë botën qiellore, me fjalë të tjera, engjëjt janë krijesat e para, kurse pas kësaj vjen e gjithë bota materiale. Kuptohet se si një kurorë e Krijimit të Zotit paraqitemi ne – njerëzit. Kështu që engjëjt mbajnë tipare antropomorfe, për shkak të tregimeve, të cilat i kemi trashëguar për ta.
Duke i përfytyruar në një pamje njerëzore, mos vallë ndonjëherë të sillemi me ta me pakujdesinë, me të cilën sillemi ndaj të afërmeve? Por, atëherë rrezikojmë ta largojmë nga vetja engjëllin tonë - kaq të nevojshëm për shpëtimin e shpirtit njerëzor.
Njeriu mban në vetvete dobësinë e vet, si pasojë e mëkatit të tij të trashëguar nga paraardhësit - thotë akoma prifti. Çdo gjë të cilën e kryen ai në këtë botë, nuk është më e mirë. Pavarësisht se ka hyrë në rrugën e Zotit, ai devijon, prandaj ka nevojë për një engjëll –mbrojtës, i cili t’i tregojë të vërtetën.
Është e vështirë për njeriun të përballojë mëkatësinë e vet dhe të kërkojë përsosmërinë. Dhe kështu, qofshi të përsosur dhe ju, siç është i përsosur Ati juaj qiellor.
Na pëlqen të themi se, ndonjë shoku ynë shumë i mirë dhe i butë sikurse është i dhuruar me natyrën e engjëllit. Por, njeriu nuk është i paracaktuar për një ngjashmëri me engjëllin, shton ati Angjell. Sipas tij më e rëndësishmja për njerëzit është të mos e fshehin dashurinë e vet dhe ta tregojnë kudo.
Sepse me anë të dashurisë ne i afrohemi Krishtit – kur e duam njëri tjetrin dhe kur e duam Zotin.Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: nationalgallery.bg, Diana Cankova
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë..