Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkitektura kishtare – prirja e arkitektes Cvetanka Razsollkova

| rinovuar më 20-01-10 5.05.MD
Manastiri “Shën е Premtja” në vendin Klisura pranë qytetit Bankja (Bullgari Perëndimore)

Për arkitekten Cvetanka Razsollkova gjithçka ka filluar në vitin 1997 kur është ftuar nga fondacioni “E ardhmja për Bullgarinë” për të projektuar pjesën e brendshme të kishës së sapondërtuar “Shën e Diela” në fshatin Nedelino në malin e Rodopeve. Gëzimi i njerëzve, të cilët në vazhdim të 400 vjetëve nuk kanë pasur kishë në fshatin e tyre e ka frymëzuar për punën e saj të ardhshme. Në vitin 2002 ajo ka projektuar kishën e saj të pare dhe që atëherë punon me Mitropolinë e Sofjes.  Për këtë bashkëpunim ajo i është mirënjohëse Shkëlqesisë së tij Mitropolit Nikollaj, i cili tani është kreu i kishës ortodokse në Plovdiv (Bullgari Jugore).  Ai e ka ndihmuar të njihet me filozofinë e fesë ortodokse.

Me porosinë e tij ajo ka projektuar zgjerimin e kishës “Trinia e Shenjtë” në manastirin “Apostujt e Shenjtë Petro dhe Pavli” pranë fshatit Dollni Llozen, afër Sofjes.


Krahas kësaj ajo ka filluar të projektojë dhe ndërtesa të tjera fetare, kisha dhe komplekse pranë manastireve, ka bërë rinovime dhe restaurime.  Aktualisht punon mbi objektin e saj të 30-të fetar.

Cvetanka Razsollkova është arkitekte e licencuar pranë Ministrisë së Kulturës. Projektet e saj i realizon bashkë me motrën e vet – ark. Zoja Razsollkova, dhe me arkitekten e re Vesella Kostova. Ndër to është ai për kishën “Shën Kryedhjaku Stefan” në lagjen “Goce Dellçev” në kryeqytet:

“Kjo është një qendër shpirtërore ortodokse – shpjegoi arkitektja Razsollkova. Projekti është me sipërfaqe  2700 metra katrore – shumë i madh, me shumë detaje – një kishë, disa kapela, një qendër për veprimtari sociale.

Ndër projektet e para të arkitektes Razsollkova nga viti 2003 është kisha ortodokse “Shën Kostandin dhe Shën Elena” në qytetin Elin Pelin, e cila u shenjtërua para pak kohe.

Ndërtimi i saj u vonua për shkak të problemeve financiare. Kur ndërtimi i çatisë u pezullua, Gjyshi Dobri – njeriu, i cili hoqi dorë nga të gjitha pasuritë në jetë për të dhuruar për restaurimin dhe mirëmbajtjen e kishave bullgare, dhuroi 18 000 leva.

Në shkrimet e etërve të shenjtë thuhet se kur njeriu dëshiron të punojë për Zotin duhet të jetë i përgatitur për sprova – thotë arhitektja Razsollkova.  – Çdo një objekt fetar kërkon punë të vështirë dhe specifike. Çdo një shenjtor e kërkon kishën e vet. Në fillim projektoj me dorë, kështu puna vjen nga zemra. Kjo bëhet me kreshma, me lutje ndaj shenjtorit përkatës dhe ndaj Zotit. Ai i cili projekton kisha nuk duhet të jetë vetëm besimtar, ai duhet të kuptojë mirë filozofinë e fesë, të respektojë rregullat e rrepta të ortodoksisë. Kështu frymëzimi i dhënë nga Zoti vjen natyrshëm. Arkitekti duhet të ketë një qëndrim të posaçëm ndaj fesë, sepse kisha është shtëpia e Zotit dhe duhet të jemi shumë të përkushtuar dhe të vëmendshëm – jo vetëm në projektim, por edhe në sjelljen tonë personale.

Ka rregulla specifike në kryerjen e mistereve të Kishës, të cilat arkitekti duhet t’i njohë për ta projektuar objektin fetar në mënyrë që ai të jetë i përshtatshëm për shërbesën e krishtere, e cila përmban simbolikë të pasur. Njohja e kishave të vjetra është gjithashtu e detyrueshme sepse ortodoksia ka rregulla rigoroze sa i përket formës dhe përmbajtjes, shpjegon arkitektja Razsollkova. Vetë ajo kur fillon punë mbi ndonjë objekt fetar lexon filozofi teologjike  – parapëlqen veprat e Joan Damaskinit, sepse japin dije për dogmat ortodokse. 


“Projektimi i kishës nuk është lavdi për arkitektin – thotë arkitektja Razsollkova.  Sa më shumë godina të tilla projektoj, aq më qartë kuptoj se duhet të jem e përulur, sepse kjo është një mirësi që vjen nga Zoti dhe duhet të thellohem sa më shumë. Kisha ortodokse që nga jashtë duhet t’i tërheqë besimtarët duke provokuar dëshirë për t’u lutur. Kjo është arkitekturë e lidhur me ritualet fetare dhe prandaj vjen si një mister drejtpërsëdrejti nga Zoti. Kur përfundoj punën mbi ndonjë kishë më duket se dikush tjetër e ka bërë – ky është Arkitekti i Madh – Zoti. Kështu thuhet edhe në shkrimet e shenjta: Në se Zoti nuk ndërton një shtëpi puna e mjeshtërve do të jetë më kot – kjo është e vërtetë edhe për ne kur ndërtojmë Shtëpinë e Zotit”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD
Doktori Stajko Stajkov

Dr. Stajko Stajkov hodhi themelet e klimatologjisë në Bullgari

Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..

botuar më 24-07-05 7.10.PD

Për jetën e mundshme në një botë pa monopole

Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..

botuar më 24-06-26 7.30.PD