“Festa braziliane për piano”, muzikë për samba xhaz trio dhe orkestër simfonike, një premierë botërore dhe dhjetëra krijime të tjera të panjohura (në Bullgari) – këto janë një pjesë nga surprizat e vargut të koncerteve “vjeshtore”. Ato “verore” qenë gjatë muajit qershor dhe korrik gjatë këtij viti. Le të shënojmë se Festivali i muzikës braziliane për piano po zhvillohet për herë të parë tek ne. Ideja është e Nara Vasconcelos-Barreto – një pianiste braziliane, e cila jeton në Bullgari më shumë se 10 vjet dhe është në themel të ngjarjeve të shumta, të cilat prezantojnë kulturën braziliane tek ne dhe atë bullgare në Brazili. Ajo është drejtoreshë e Institutit kulturor “Instituto Cultural Zenon Barreto, i cili e organizon ngjarjen. Partnerë janë Akademia Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”, projekti “Miq nga afër dhe nga larg" të shoqatës “Kulturë, media, komunikacion”, Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Brazilit tek ne. Ja se çfarë tregoi zonja Vasconcelos për programin dhe për interpretuesit:
Do të zhvillohet dhe cikli i dytë i koncerteve nga festivali i parë i muzikës klasike braziliane. Fillojmë më 6 nëntor me Carioca Concert № 2 nga Radamés Gnattali për samba xhaz trio dhe orkestër simfonike me pianistin nga Brazilia Diogo Monzo dhe muzikantët bullgar Aleks Atanasov /kontrabas/ dhe Simeon Simeonov /bateri/. Ata do të ekzekutojnë me Orkestrën Akademike Simfonike nën drejtimin e dirigjentes e cila është akoma studente Milla Pavllova. Më 7 nëntor muzikantët e jashtëzakonshëm Atanas Krëstev dhe Viktoria Vasilenko, do të prezantojnë vepra për violonçel dhe piano, të krijuara nga Vila-Lobos, Claudio Santoro, 100 vjetorin e të cilit e shënojmë në disa programe të festivalit, Camargo Guarnierie të tjerë. Këta janë kompozitorët më të njohur brazilian, krijimtaria e të cilëve “flet” për shpirtin e muzikës braziliane nga shekulli i 20. Ju ftojmë dhe në “Mbrëmjen e muzikës moderne braziliane për piano”/ më 11 nëntor/. Marrin pjesë studentë nga Akademia Kombëtare Muzikore dhe Diana Rahneva - pedagoge nga Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Kemi dhe koncert për violë dhe piano /më 18 nëntor/ – në muzeun “Boris Hristov” i cili është shumë i vlefshëm për ne. Ky repertor i cili interpretohet shumë rrallë do të prezantohet nga instrumentistet e reja brilante – Ilina Ilieva /violë/ dhe Nona Krinçeva /piano/. Përfundojmë me katër recitale të profesorit Rostisllav Jovçev, të cilat i bashkuam nën titullin e përgjithshëm “Festa Braziliane për piano”. Disa njerëz mendojnë se na ka shpëtuar germë në fjalën “Festa”. Por nuk kemi bërë gabim -“Fiesta “ është “festë” në gjuhën spanjolle, kurse “festa” është fjala në gjuhën portugeze. Kjo “festa për piano” përfshin dhe premierën botërore të veprës së Almeida Prado, e cila është gjendur pas vdekjes së tij gjatë vitit 2010.
Plovdiv, Varna dhe Pazarxhik janë qytetet në të cilat do të zhvillojë koncerte profesori Jovçev. Si dhe Sofja-më 25 nëntor në Akademinë Kombëtare Muzikore, kur do të jetë mbyllja e festivalit. Nara Vasconcelos tregoi dhe për përkrahjen e madhe të cilën e kanë marrë organizatorët nga drejtoria e Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”. Pedagogë dhe studentë marrin pjesë në prezantimin e krijimeve braziliane, kurse pjesa më e madhe e koncerteve janë në sallën e madhe të Akademisë. Fokusi sivjet është mbi muzika për piano, pavarësisht se ka krijime dhe për instrumente të tjera. Programi i të dyja vargjeve përfshin përgjithësisht 14 koncerte dhe mbi 50 krijime nga kompozitorët modern brazilian. Festivali do të vazhdojë edhe mot, një pjesë nga programi tanimë është gati.
Aktualisht në Sofje po zhvillohet dhe edicioni i katërt i “Javës së kinemasë dhe kulturës braziliane”(4-10 nëntor)-edhe një ngjarje, në organizimin e së cilës zonja Nara Vasconcelos merr pjesë.
Hyrja për filmat dhe koncertet nga programi është e lirë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..