Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po fillon cikli i koncerteve të vjeshtës nga Festivali i muzikës klasike braziliane

Festa braziliane për piano”, muzikë për samba xhaz trio dhe orkestër simfonike, një premierë botërore dhe dhjetëra krijime të tjera të panjohura (në Bullgari) – këto janë një pjesë nga surprizat e vargut të koncerteve “vjeshtore”. Ato “verore” qenë gjatë muajit qershor dhe korrik gjatë këtij viti. Le të shënojmë se Festivali i muzikës braziliane për piano po zhvillohet për herë të parë tek ne. Ideja është e Nara Vasconcelos-Barreto – një pianiste braziliane, e cila jeton në Bullgari më shumë se 10 vjet dhe është në themel të ngjarjeve të shumta, të cilat prezantojnë kulturën braziliane tek ne dhe atë bullgare në Brazili. Ajo është drejtoreshë e Institutit kulturor “Instituto Cultural Zenon Barreto, i cili e organizon ngjarjen. Partnerë janë Akademia Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”, projekti “Miq nga afër dhe nga larg" të shoqatës “Kulturë, media, komunikacion”, Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Brazilit tek ne. Ja se çfarë tregoi zonja Vasconcelos për programin dhe për interpretuesit:

Do të zhvillohet dhe cikli i dytë i koncerteve nga festivali i parë i muzikës klasike braziliane. Fillojmë më 6 nëntor me Carioca Concert № 2 nga Radamés Gnattali për samba xhaz trio dhe orkestër simfonike me pianistin nga Brazilia Diogo Monzo dhe muzikantët bullgar Aleks Atanasov /kontrabas/ dhe Simeon Simeonov /bateri/. Ata do të ekzekutojnë me Orkestrën Akademike Simfonike nën drejtimin e dirigjentes e cila është akoma studente Milla Pavllova. Më 7 nëntor muzikantët e jashtëzakonshëm Atanas Krëstev dhe Viktoria Vasilenko, do të prezantojnë vepra për violonçel dhe piano, të krijuara nga Vila-Lobos, Claudio Santoro, 100 vjetorin e të cilit e shënojmë në disa programe të festivalit, Camargo Guarnierie të tjerë. Këta janë kompozitorët më të njohur brazilian, krijimtaria e të cilëve “flet” për shpirtin e muzikës braziliane nga shekulli i 20. Ju ftojmë dhe në “Mbrëmjen e muzikës moderne braziliane për piano”/ më 11 nëntor/. Marrin pjesë studentë nga Akademia Kombëtare Muzikore dhe Diana Rahneva - pedagoge nga Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Kemi dhe koncert për violë dhe piano /më 18 nëntor/ – në muzeun “Boris Hristov” i cili është shumë i vlefshëm për ne. Ky repertor i cili interpretohet shumë rrallë do të prezantohet nga instrumentistet e reja brilante – Ilina Ilieva /violë/ dhe Nona Krinçeva /piano/. Përfundojmë me katër recitale të profesorit Rostisllav Jovçev, të cilat i bashkuam nën titullin e përgjithshëm “Festa Braziliane për piano”. Disa njerëz mendojnë se na ka shpëtuar germë në fjalën “Festa”. Por nuk kemi bërë gabim -“Fiesta “ është “festë” në gjuhën spanjolle, kurse “festa” është fjala në gjuhën portugeze. Kjo “festa për piano” përfshin dhe premierën botërore të veprës së Almeida Prado, e cila është gjendur pas vdekjes së tij gjatë vitit 2010.

Plovdiv, Varna dhe Pazarxhik janë qytetet në të cilat do të zhvillojë koncerte profesori Jovçev. Si dhe Sofja-më 25 nëntor në Akademinë Kombëtare Muzikore, kur do të jetë mbyllja e festivalit. Nara Vasconcelos tregoi dhe për përkrahjen e madhe të cilën e kanë marrë organizatorët nga drejtoria e Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”. Pedagogë dhe studentë marrin pjesë në prezantimin e krijimeve braziliane, kurse pjesa më e madhe e koncerteve janë në sallën e madhe të Akademisë. Fokusi sivjet është mbi muzika për piano, pavarësisht se ka krijime dhe për instrumente të tjera. Programi i të dyja vargjeve përfshin përgjithësisht 14 koncerte dhe mbi 50 krijime nga kompozitorët modern brazilian. Festivali do të vazhdojë edhe mot, një pjesë nga programi tanimë është gati.

Aktualisht në Sofje po zhvillohet dhe edicioni i katërt i “Javës së kinemasë dhe kulturës braziliane”(4-10 nëntor)-edhe një ngjarje, në organizimin e së cilës zonja Nara Vasconcelos merr pjesë.

Hyrja për filmat dhe koncertet nga programi është e lirë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD