Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ithtari i iluministëve bullgarë” – një çmim prestigjioz për shkencë dhe kulturë

Shumica e vatrave kulturore në Bullgari e kanë festuar që prej kohe jubileun e tyre 100 vjeçar. Kjo nuk është e rastit, sepse ato janë krijuar në kohëra të vështira, që t’u përgjigjen synimeve të përjetshme të bullgarëve për dijeni, ushqim shpirtëror dhe lartësim mbi banalitetin. Le të mos harrojmë se jemi populli i vetëm në Evropë, i cili mund të lavdërohet me këtë institucion – “vatër kulturore” dhe shteti i vetëm që ka festë kushtuar udhëheqësve shpirtërorë, të cilët i quajmë “iluministët e popullit”. E ashtuquajtura “vatër kulturore” është diçka më shumë nga biblioteka e zakonshme evropiane. Te ne vatra kulturore është qendër e tërë jetës kulturore në bashkësinë e vogël. Që para se të ketë parlament dhe qeveri bullgarët atdhedashës kanë krijuar institucionin “vatër kulturore popullore” dhe kjo traditë po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Çdo një vatër kulturore në vend e zhvillon veprimtarinë e vet origjinale dhe krenohet për iluministët bashkëkohorë.

Çmimet vjetore “Ithtari i iluministëve bullgarë” është një njohje për punën aktive në sferën eruajtjes së kulturës bullgare dhe veprimtarisë së vatrave të kulturës. Çmimi u themelua nga Bashkimi i Vatrave Kulturore dhe u dorëzohet që prej 12 vitesh personaliteteve me kontribut të konsiderueshëm në shkencën, kulturën, arsimin dhe jetën shpirtërore bashkëkohore. Sivjet ceremonia u zhvillua në Bibliotekën Popullore “Shenjtorët Kirill dhe Metodi”, e cila quhet gjithashtu “Vatra më e madhe kulturore bullgare”. Ndër laureatët e dekoratës janë Patriku bullgar Neofit, drejtoresha e gjimnazit për gjuhë dhe kulturë klasike në Sofje Gergina Tonçeva, ndërsa sivjet çmimi iu dorëzua rektorit të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” Anastas Gerxhikov, akademikut Anton Donçev, i cili është klasiku i gjallë i letërsisë bullgare, këngëtares së estradës bullgare Margarita Hranova, kompozitorit Stefan Diomov, bankierit Levon Hamparcumjan. U dekoruan gjithashtu edhe disa veprimtarë kulturorë, si Krasimira Aleksandrova - drejtoreshë e Bibliotekës Popullore dhe Galja Hristova – drejtoreshë e vatrës kulturore “Razvitie 1870” (“Zhvillim 1870”) – qyteti Sevlievo.

Sot bibliotekat pranë vatrave kulturore në vend janë mbi 2800 dhe praktikisht vendi ynë është pronare e rrjetit më të madh prej bibliotekash në Evropë.

Akademiku Georgi Markov theksoi rolin e vatrave kulturore bullgare, të cilat në botën e sotme të globalizuar na ndihmojnë që të jemi të bashkuar dhe të mos harrojmë se para se të bëhemi evropianë, ne jemi para se gjithash bullgarë. Studiuesi i historisë bullgare është mbajtës i çmimit të sivjetshëm “Ithtari i iluministëve bullgarë” – 2019.


Për mua bota shpirtërore është më e rëndësishme se sa ajo materiale, sepse bota materiale është diçka që kalon, ajo nuk është e përjetshme. Shpeshherë njerëzit nuk mund ta kuptojnë këtë, sepse ne jetojmë në një realitet tepër pragmatik. Zakonisht pyetja e parë e historianëve të rinj ndaj meje është se sa do t’u paguajnë për ndonjë veprimtari të tyre dhe ky është gabimi i tyre. Unë gëzohem shumë se tani përsëri u bë traditë festimi i Ditës së Iluministëve të Popullit. Pa ta ne nuk do të mund mbijetonim si popull, sepse ne bullgarët jemi të prirë për t’u asimiluar. Ka adhurues të kulturës serbe, dikur ka pasur grekomanë, por a ka “bullgaromanë” në vendet fqinje –na pyeti akademiku Georgi Markov. –Në saje të iluministëve tanë ne ndihemi si një popull i tërë me një histori shumëshekullore dhe prandaj e kemi të drejtën e një të ardhmeje më të mirë si komb. Unë gëzohem se ne, pasuesit e të ashtuquajturave “iluministë”, jemi trashëgimtarë të stërgjyshërve tanë, të cilët në kohërat e vështira kanë pasur optimizëm historik. Duke folur se sa e vështirë ështësot duhet të kujtohemi se ka pasur kohëra shumë më të vështira, kur ata kanë punuar me sukses për ta ruajtur shpirtin bullgar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD