Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Festojmë Ditën e Iluministëve bullgarë

Снимка: BGNES

1 nëntori është dita kushtuar kujtimit të shenjtorëve bullgarë, edukatorëve, letrarëve dhe revolucionarëve-aktivistë dhe iluministë të shpirtit dhe frymës së popullit në kohërat e vështira nga historia bullgare. Zyrtarisht Dita e Iluministëve festohet që nga viti 1922, ku 1 nëntori është dita e Shën Joan Rillskit sipas stilit të vjetër. Ky shenjtor më i madh bullgar nga periudha e viteve 876-946 është shpallur dhe për iluminist të parë. Gjatë shekullit të 18 dallohet figura e Paisij Hilendarskit - murgu, i cili ka shkruar mes errësirës së sundimit osman “Historia sllavo-bullgare”, që t’u tregojë bullgarëve të shtypur, se janë një komb me një të kaluar të lavdishme. Gjatë shekullit të 19 , iluministët më të shquar kanë qenë luftëtarët për pavarësi nga sundimi osman, heronjtë kombëtarë Vasill Levski dhe Hristo Botev si dhe shumë të tjerë. 1 nëntori është gjithashtu festa e shkencëtarëve bullgarë si dhe e gazetarëve bullgarë. 

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна