Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në zgjedhjet lokale në Bullgari votojnë edhe të huaj

Linda dhe Peter Doane nga Britania e Madhe
Foto: Radio Vidin

770 janë të huajit, të cilët mund të votojnë për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkie në zgjedhjet e sotme vendore në Bullgari. Ata janë shtetas të Bashkimit Evropian, të cilët e kanë regjistruar adresën e tyre në Bullgari dhe kanë banuar në vendbanimin përkatës të paktën 6 muaj para zgjedhjeve.

Linda dhe Peter Doane nga Britania e Madhe janë në Bullgari nga 12 vjet – na informoi BNR – Vidin. Ata kanë zgjedhur të banojnë në bashkinë më të vogël të qarkut Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore – Bashkinë Bojnica, ku jetojnë vetëm 1000 veta. Linda dhe Peter mendojnë se është e rëndësishme të votojnë. “U dashuruam me Bullgarinë dhe më saktë me këtë pjesë të vendit – thotë Linda. – Ne u informuam se si votohet për autoritetet vendore dhe kryetar bashkie, si mund të votojmë ne, pasi jemi anglezë.”

Sheila dhe Stephen Payne gjithashtu e kanë preferuar Bojnicën para Londrës. “E duam Bullgarinë. Aktualisht ajo është shtëpia jonë. Pa dyshim është me rëndësi të votohet në të gjitha zgjedhjet. Kjo është demokracia” – komentuan ata.

Megjithë interesin e të huajve ndaj pronësive të paluajtshme në Bojnica dhe qendrën e meremetuar të fshatit ka mëhalla të tëra të shpopulluara, sepse pronarët kanë ikur – thonë banorët dhe shpjegojnë: “Ata shkuan në qytetet e mëdha të Bullgarisë, ose jashtë që të nxjerrin bukën e gojës”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova: “Për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë nuk mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor”

Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...

botuar më 24-11-21 4.56.MD